Vendimi i Haradinajt që mund t’i sjellë vendit dëme të pambulueshme

Politika

Vendimi i Haradinajt që mund t’i sjellë vendit dëme të pambulueshme

Nga: Arbnore Zhushi Më: 20 tetor 2017 Në ora: 00:43
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka marrë vendim për faljen e rreth 60 milionë eurove për detyrimet që kanë ambalazhuesit e ujit.

Por, vendimin e saj e kanë quajtur të jashtëligjshëm institute si GAB, GSJP dhe INDEP. Ato kanë thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, vendimin për faljen e këtyre borxheve, e ka marrë pa aprovimin e Kuvendit.

“Kësisoj, falja e borxheve nuk mund të bëhet me vendim ekzekutiv të qeverisë, pa marr aprovimin e kuvendit. Shembull për këtë është edhe Ligji për faljen e borxheve publike, i cili u aprovua në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e këtyre instituteve.

Image
Blerim Burjani

Në lidhje me këtë ka komentuar analisti i çështjeve juridike Blerim Bujrani, i cili ka thënë se nëse nuk riprogramohen borxhet, dëmi mund të jetë i konsiderueshëm dhe pa mbulesë.

“Këto borxhe mund të falen, por gjykatat veprojnë të pavarura nga vendimet politike, kjo nënkupton se mund të ketë konteste që hapen në gjykatë nga kompanitë publike, duke kërkuar programimin e borxheve për pagesë me këste, pra kompanitë publike do të duhej të vepronin si në rastin e faljes së borxheve nga ish-qeveria. Prapë disi këtë borxh duhet paguar, se dëmet i bëhen sektorit publik, pra se si do të sillet kompania publike, varet nga to. Mendoj se duhet të shkohet për riprogramim të borxheve, pasi në të kundërten dëmi do të jetë i konsiderueshëm dhe pa mbulesë”, është shprehur në prononcimin për “Bota sot”, Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat