Dialogu me Serbinë është nisur gabimisht, pa një platformë paraprake të analizuar mirë në përputhje me konceptin strategjik të shtet formimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike ku si as tyre, dështimet e njëpasnjëshme në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes të Prishtinës dhe Beogradit kanë bërë që procesit të dialogut tanimë ti humb edhe vet kuptimi.
Zyrtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë.“Fatkeqësisht në njërën anë kemi elementi destruktiv nga ana e Serbisë, e në anën tjetër Qeverinë e Kosovës së cilës i ka humbë rruga në oborr. Prandaj, unë nuk jam shumë optimist se gjërat mund të bëjnë në binarë në një afat të shkurtër kohorë”, ka thënë Gecaj.
Haskuka: Dialogu ka qenë i destinuar të dështojë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka vlerësuar se dialogu ashtu si ka qenë e dizajnuar për çështjet e brendshme të Kosovës ka qenë e destinuar të dështojë.
Sipas tij, Serbia ka arritur shumicën e kërkesave lidhur me Kosovën prandaj edhe nuk i intereson tani të implementojë ato pak pika lidhur me Kosovën.“Fajtori kryesor i këtyre dështimeve me marrëveshjet e nënshkruara është ekipi negociator, Presidenti i tanishëm Hashim Thaçi dhe kryeministri i kaluar Isa Mustafa, presidenti, nga dhjetëra marrëveshje vetëm dy apo tre kanë qenë pika të kërkuara nga Kosova, pra dhjetëra marrëveshje në dëm të Kosovës u implementuan nga institucionet tona, gjersa vetëm një apo dy të kërkuara nga Kosova nuk u implementuan nga Serbia.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)