Parashikon Zogaj: Priten rezultate interesante, ja pse qytetarët zgjodhën balotazhet

Politika

Parashikon Zogaj: Priten rezultate interesante, ja pse qytetarët zgjodhën balotazhet

Nga: A.ZH Më: 22 tetor 2017 Në ora: 20:32
Analisti politik Skender Zogaj

Exit Poll-et e para, kanë nxjerrë shtatë qendrat e Kosovës në balotazh. Bazuar në rezultatet e këtyre, qytetarët e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës, Pejës e Gjakovës, do t’i drejtohen edhe një herë kutive të votimit.

Analisti politik Skender Zogaj, ka komentuar këtë rezultat, duke thënë se rezultati përfundimtar do të jetë edhe më interesant, pasi pritet të ketë balotazh më shumë se në shtatë komuna.

Ai ka treguar edhe arsyet se pse qytetarët kanë pasur hamendje për votën e tyre, gjë që kanë shkaktuar edhe balotazhet.

“Në degradimin e madh të partive poltike dhe nën presionin gjendjes së krizës së gjithmbarshme të shoqërisë kosovare, është e natyrshme që të ketë hamendje tek votuesit, dhe kjo shkon në favor të balotazheve. Exit poll proklamoi 7 qendra, por deri te shpallja e rezultatit perfundimtar, mendoj se do të ketë më shumë se 7 balotazhe”, ka thënë analisti Zogaj.

Ai më tej ka vlerësuar se balotazhet janë të mira për demokraacinë dhe se qytetarët nuk do të mund të mashtrohen më partiakisht.

“Kjo është mirë për demokracinë por keq për qëndrimin më të formuar të qytetarëve për të përcaktuar fatin e vet duke zgjedhur t? merituarit e jo të vazhdojë të manipulohet nga partitë politike! Rezultati perfunditar sivjet do të jetë interesant sepse do të jetë i herës së fundit kur elektorati lejon të manipulohet partiakisht”, ka thënë Skender Zogaj për “Bota sot”.

Ndryshe, në Prishtinë do të ketë balotazh ndërmjet VV-së dhe LDK-së; në Ferizaj, balotazh ndërmjet LDK-së dhe PDK-së; Gjakovë: Balotazh ndërmjet Alternativës dhe AAK-së; Mitrovicë: Balotazh ndërmjet PDK-së dhe AKR-së; Gjilan: Balotazh ndërmjet LDK-së dhe VV-së; Prizren: Balotazh ndërmjet PDK-së dhe VV-së, derisa në Pejë, nuk dihet saktësisht a do të ketë balotazh, por LDK-ja është e para, që pasohet nga AAK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat