Abdixhiku: I gëzohemi rritjes sonë dhe rënies së PDK-së

Politika

Abdixhiku: I gëzohemi rritjes sonë dhe rënies së PDK-së

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 01:37
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, i cili nxori këtë parti si më të madhen në vend, është rezultat i bashkimit të fortë brendapartiak.

Abdixhiku ka thënë se LDK përpos që i gëzohet fitores së vet, ajo po i gëzohet edhe rënies së PDK-së.

“Duhet të zbresim me këmbë në tokë sepse puna më e madhe është tash. Kandidatët kanë kryer 9000 takime. Vota është si rezultat i takimeve tona. LDK nuk ka vepruar me arrogancë. Ky është rezultat i refleksionit të bashkimit të brendshëm të LDK-së të të gjitha gjeneratave. Kemi bashkëpunim të mirë të anëtarëve të vjetër të partisë dhe atyre të rinjve. Jemi të lumtur edhe për rënien e kundërshtarit tonë PDK-së në shumicën e komunave”, ka thënë ai.

Abdixhiku nuk ka pranuar të tregojë nëse LDK do të përkrahë ndonjë kandidat të partive tjera në balotazhet e disa komunave. Ai ka shtuar se nuk duan koalicion me ndonjë parti, por targetojnë votuesit e të gjitha partive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat