Kush i’a solli triumfin LDK-së më 22 tetor?

Politika

Kush i’a solli triumfin LDK-së më 22 tetor?

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 23 tetor 2017 Në ora: 20:26
Festa e LDK-së

“Qeverisja e mirë e zotit Mustafa ka qenë njëra ndër arsyet e fitores së LDK-së, por gjithashtu qeverisja jashtëzakonisht e mirë në 10 komuna të cilat janë udhëhequr nga kryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë arritur një zhvillim të jashtëzakonshëm ka bërë që ne të dalim partia e parë në vend”, tha për “Bota sot” anëtari i LDK-së Bajram Gecaj.

Prurjet e reja në Lidhjen Demokratike të Kosovës, qeverisja e mirë në nivelin qendror nga ish-kryeministri Mustafa dhe qeverisja e mirë e dhjetë kryetarëve të LDK-së nëpër komunat e Kosovës ka bërë që LDK të kthehet partia e parë në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës u rikthye partia e parë fituese në zgjedhjet e së dielës qoftë në numër të përgjithshëm të votave, qoftë në fitimin e komunave pa balotazh. Ajo fitoi rreth 210 mijë vota, duke e lënë PDK-në si partinë e dytë me 140 mijë vota dhe Lëvizjen Vetëvendosje me 130 mijë vota.

Sa i përket qyteteve ku LDK-ja ka fituar pa balotazh, është komuna e Pejës,  Lipjanit, Fushës Kosovës dhe ajo e Vitisë. Kurse, nga tetë komunat që do të hyj në balotazh, në Gjilan, Dragash, Podujevë, Istog dhe Vushtrri, pesë kandidatët e LDK-së prijnë bindshëm kundër kandidatëve të subjekteve të tjera politike.

Anëtari i degës së tretë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj thotë se njëra ndër arsyet që LDK-ja doli partia e parë në vend lidhet qeverisjen e mirë të ish-kryeministrit, Isa Mustafa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat