Arsyet që e rikthyen LDK-në partinë më të madhe në vend

Politika

Arsyet që e rikthyen LDK-në partinë më të madhe në vend

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 23 tetor 2017 Në ora: 20:43
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës u rikthye si partia e parë fituese në zgjedhjet e së dielës qoftë në numër të përgjithshëm të votave qoftë në fitimin e komunave pa balotazh. Doli e para në nivel të përgjithshëm në të gjitha komunat, sepse ky subjekt politik fitoi rreth 210 mijë vota, duke e lënë PDK-në si partinë e dytë me 140 mijë vota dhe Lëvizjen Vetëvendosje me 130 mijë vota.

Sa i përket qyteteve që LDK-ja ka fituar pa balotazh është komuna e Pejës,  Lipjanit, Fushës Kosovës dhe ajo e Vitisë. Kurse, nga tetë komunat që do të hyj në balotazh, në Gjilan, Dragash, Podujevë, Istog dhe Vushtrri, pesë kandidatët e LDK-së prijnë bindshëm kundër kandidatëve të subjekteve të tjera politike. Ndërsa në komunën e Prishtinës, Kamenicës, Suharekës dhe Ferizajit kandidatët e LDK-së janë në vendin e dytë në garë.

Por, rikthimin e fuqishëm të LDK-së si partia e parë në këto zgjedhje kanë ndikuar disa faktorë. Faktori i parë është se gjatë tërë fushatës LDK-ja ka përdorur një diskurs liberal. Përfaqësuesit e këtij subjekti politik kanë qenë më shumë të fokusuar në shpalosjen e ideve dhe programeve para qytetarëve, sesa duke u fokusuar vetëm në kritika ndaj kundër kandidatëve të tjerë, siç kanë bërë kandidatët e PDK-së dhe ata të Vetëvendosjes.

Faktori tjetër është se fushatën elektorale të LDK-së e kanë menaxhuar kryesisht figurat kryesore, siç janë: Lumnir Abdigjiku, Vjosa Osmani, Driton Selmanaj dhe Avdullah Hoti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat