Labinot Tahiri deklarohet për të ardhmen e tij në AKR

Politika

Labinot Tahiri deklarohet për të ardhmen e tij në AKR

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 tetor 2017 Në ora: 19:33
Labinot Tahiri

“Unë nuk jam duke u larguar nga AKR-ja, assesi sepse nuk ia bëjë këtë kurrë presidentit Behgjet Pacolli dhe votuesve të mi. Unë aty kam fol për bashkëpunim se si duhet të jetë bashkëpunimi, e jo që të tjerët të presin se unë po largohem nga AKR, pasi në fakt as që e kam ndërmend të largohem asnjëherë”, ka thënë Labinot Tahiri për Gazetën “Bota sot”.

Nënkryetari i AKR-së, Labinot Tahiri, ditë më parë bëri një postim ku foli për të ardhmen e tij.

Ky postim, në opinion u kuptua si paralajmërim për largim nga AKR-ja.

Tahiri, nuk deshi të fliste më tepër për shkak se të dielën do të mbaheshin zgjedhjet lokale. Nga ato që i kishte shkruar, aludonte në pakënaqësi brenda partisë që i takon, megjithatë prapë nuk bëhej i qartë qëndrimi i tij.

“Kur deri para datës 7-të Shtatorë të këtij viti, Presidenti ynë i partisë së AKR-së, dhuronte intervista për emrin tim, duke treguar besnikërinë time ndaj tij dhe Partisë së AKR-së....!!! POLITIKA KA NJË EMËR Emri i saj është: ...............! Rrallëherë kam dëgjuar se në politikë ka korrektësi....! Po vazhdoj ta mbaj korrektësinë time me partinë dhe obligimet e mia ndaj popullatës. Do vazhdoj ta sfidoj çdo gjë, me qëllim që mos ta mendojë ndonjëri që emri im është shuar sa i përket kontributit tim për vendin dhe qytetarët e mi?!!!!! Së shpejti surpriza të reja në t? ardhmen time...!”, kishte shkruar Tahiri.

Mirëpo, i pyetur nga gazeta “Bota sot”, deputeti Tahiri, ka thënë se statusin e tij në Facebook e ka shkruar pa ndonjë qëllim të caktuar, duke thënë se ai status duhet të kuptohet ashtu siç e ka shkruar, pa ndonjë prapavijë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat