Kosova po pjekët

Politika

Kosova po pjekët

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 tetor 2017 Në ora: 19:36
ilustrim

Zgjedhjet në Kosovë u mbajtën në një atmosferë të qetë, edhe pse ky shtet i brishtë nuk do të na çudiste nëse do të përgatiste skenarë të ndryshëm, sikur më përpara gjatë votimeve. Ajo çka është me rëndësi është se zgjedhjet tek elektorati shqiptar dëshmuan se shqiptarët kanë vlera, potenciale dhe qytetari të lartë, kur partitë politike të tyre besatohen se do të udhëheqin fushatë të qetë, si dhe kur nuk i lënë hapësirë shërbimeve të huaja që të implikohen gjatë fushatës parazgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve.

Ngritja e vetëdijes së qytetarëve ka detyruar edhe partitë politike, që të ndryshojnë konceptin e të bërit fushatë, duke u fokusuar atë më tepër tek qytetari. Zhvendosja  nga epiqendra e politikanëve duke vendosur më tepër qytetarin në qendër të vëmendjes, si subjekt legjitim që të jep të drejtën përmes votës për të udhëhequr, ka ndikuar ndjeshëm ne ndryshimin e roleve.

Këto role faktikisht ishin përzier pas lufte, nga euforia e krijuar. Krejt kjo ishte e kuptueshme në një vend të pa mësuar me demokraci dhe të bërit politikë. Gjithsesi tani që Kosova ka një traditë të zgjedhjeve dhe politikës, qytetarët kanë kuptuar rolin e tyre dhe të politikanit, te parit si shërbyes, dhe jo mbret. Deri sot  qytetarët kanë votuar “shabllon’, duhet të provojmë të dalim jashtë kornizave tradicionale, që si pasojë kemi vepruar edhe në votën që kemi dhënë deri  më sot.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat