“Mosmiratimi i buxhetit rrezikon zgjedhje të reja”

Politika

“Mosmiratimi i buxhetit rrezikon zgjedhje të reja”

Nga: Gresa Bajraktari Më: 24 tetor 2017 Në ora: 23:35
Kuvendi i Kosovës

Ka tre muaj që veteranët e luftës nuk i kanë marrë pensionet, për shkak të vonesës së buxhetit.

Nesër do të mbahet seanca për rishikimin e buxhetit, ku pritet të miratohet buxheti dhe që më pas të mund tu lëshohen pensionet veteranëve.

Derisa miratimi i buxhetit lidhet me pensionet e veteranëve, analisti politik Ali Hertica në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se duhet të miratohet, pasi veteranët janë një shtresë e ndjeshme dhe duhet të merren parasysh.

Image
Ali Hertica

“Nesër Qeveria e Republikës së Kosovës pritet të marrë vendim për ndarje të mjeteve për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku duhet gjithsesi që të votohet buxheti i shtetit, që kjo shtresë e cila është e ndjeshme dhe e merituar për shtetin e Kosovës, me një numër mjaft maratonik ku do të përfitojnë një numër i konsideruar i veteranëve. Ligji për veteranët obligon qeverinë e Kosovës dhe kuvendin që të miratojë buxhetin, në mënyrë që veteranëve tu ndahen mjetet financiare pasi janë të verifikuar listat e ish ushtarëve të UÇK-së, të cilëve u takojnë pensionet. Unë besoj se çdo politikbërës duhet ta konsiderojë këtë shtresë si të ndjeshme dhe duhet të binden politikanët dhe deputetët që e mendojnë të kundërtën e votimit që në konsultime me subjektin politik që të hasin në mirëkuptim dhe do t’i plotësohen shqetësimet e ngritura veteranëve’, është shprehur ai.

Sipas tij, LDK nuk do ta pengojë këtë pasi ka deklaruar se nuk do ta miratojë buxhetin, ndërsa që nëse situata del jashtë kontrollit, mund të ketë dhe zgjedhje.

“Për të kaluar Ligji për Buxhetin duhen votat e gjysmës së deputetëve të Parlamentit dhe besoj se LDK nuk do jetë pengesë e së keqes për shtetin, ku do marrë hapa konstruktiv për këtë shtresë të luftës. Po qe se e gjithë kjo del jashtë kontrollit të dështimit te miratimi të buxhetit, atëherë, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, që tani shtetit nuk i duhet kjo politikë e pakonceptushme nga kuvendarët”, ka deklaruar Hertica për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat