“PDK e rrëzon vet edhe këtë qeveri”

Politika

“PDK e rrëzon vet edhe këtë qeveri”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 31 tetor 2017 Në ora: 20:29
Qeveria PANA-Lista serbe

“PDK-ja e ka kuptuar se kjo qeveri është dështim edhe para se të themelohet por si të shkohej sërish në zgjedhje, këtë e ka evituar përkohësisht PDK-ja por me kalimin e kohës po shihet se asnjë temë e madhe nuk mund të zgjidhet. Realisht PDK-ja shumë shpejtë do të pranojë se shteti është në ngërç dhe pa zgjidhje , i ka dy rrugë të ndryshojë koalicionin apo të shkojë sërish në zgjedhje”, ka thënë analisti Blerim Burjani.

Që nga krijimi i saj në shtator të këtij viti, qeveria e drejtuar nga koalicioni PAN është përballur me reagime të ndryshme kundër saj. Madje, opozita ka deklaruar se në momentin e parë që do t`i vije rasti, do të ngrisin mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie. Si rrjedhojë, vendit kanoset nga zgjedhje të reja qysh në pranverën e vitit të ardhshëm.

Përfaqësues të partive politike dhe analistë thonë se Qeveria e Kosovës nuk do të funksionojë asnjëherë siç duhet në këtë mandat, kjo për faktin se numrat e paktë të koalicionit e shpiejnë drejt fundit këtë Qeveri.

Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së ka thënë se kjo qeveri është rezultat i aktiviteteve “të sekserëve dhe matrapazëve”, duke përdorur me gjasë metoda korruptive dhe shantazhuese; është e përbëre nga 24 subjekte politike; dhe ndodhet në margjinat e votave të nevojshme; pra mund të sigurojë maksimum 61 apo 62 vota.

Sipas tij, kjo është vetëm çështje kohe deri kur të “plasi sherri” në mes gjithë atyre partnerëve të koalicionit me lloj - lloj ngjyrash.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat