E pranojnë në AKR: Ngritja e Kosovës në të bërit biznes është meritë e Qeverisë Mustafa

Politika

E pranojnë në AKR: Ngritja e Kosovës në të bërit biznes është meritë e Qeverisë Mustafa

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 1 nëntor 2017 Në ora: 15:47
Isa Mustafa

Zyrtari i AKR-së thotë se ngritja e Kosovës në vendin e 40-të në të bërit biznes është meritë e Qeverisë Mustafa

Zyrtari i AKR-së, Ibrahim Rexhepi  dhe njëherit këshilltar në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thotë se ngritja e Kosovës nga vendi i 61-të në atë të 40-të në bërit biznes, është meritë e qeverisë e udhëhequr nga ish-kryeministri, Isa Mustafa.

Image
Ibrahim Rexhepi

“Pjesën më të madhe ka të bëj të arriturat që ka bërë qeveria e mandatit të kaluar”, tha Rexhepi për “Bota sot”.

Ai shtoi se kjo është inkurajuese, sepse është bërë një përmirësim për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për punësime të reja.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se kjo ngritje e Kosovës në vendin e 40-të është bërë fal reformave të qeverisë Mustafa.

“Ky raport i Bankës Botërore është bërë prej 1 qershorit të vitit 2016, deri në 31 maj të vitit 2017”, tha Bajrami.

Sipas saj, raporti i Bankës Botërore merret prej 1qershorit të një viti, deri në muajin maj të vitit tjetër.

“Pra, çdo gjë që është bërë prej 31 majit, do të raportohet në vitin e ardhshëm nga ana e raportit të Bankës Botëror. Kështu që zotëri Haradinaj e ka të qartë, dhe gjithkush që merret me raportin e bankës botërore e ka të qartë”, shtoi ajo.

Ndryshe, në një raport të Bankës Botërore, Kosova ka bërë përmirësim të dukshëm sa i përket të bërit biznes. Sipas këtij raporti, Kosova ka shënuar ngritje nga vendi 60-të në 40-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat