Pantina: Thaçi në panik, ja pse po fajëson ndërkombëtarët

Politika

Pantina: Thaçi në panik, ja pse po fajëson ndërkombëtarët

Nga: Arbnore Zhushi Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 17:52
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kohëve të fundit ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht ndaj Bashkimit Evropian.

Ai ka kritikuar ndërkombëtarët për Gjykatën Speciale, Marrëveshjen për Demarkacionin dhe liberalizimin e vizave.

Por, ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka kërkuar nga presidenti Thaçi që të mos e quajë mashtruese BE-në, për një marrëveshje të cilën e ka nënshkruar vet.

“Me Presidentin isha shumë e sinqertë sepse ai ka ngritur zërin, ku ka thënë se BE i ka vënë në kurth më marrëveshjen. Unë i thash që ju zoti Thaçi ishit ministër i Punëve të Jashtëm, kur e nënshkruat atë, dhe i kam thënë se kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. Kosova e ka ditur nga 2013, kurse fajësim i BE-së, është në kundërshtim të plotë, ai nuk ka të drejtë”, ka thënë Lunaçek, gjatë vizitës lamtumirëse dje në Prishtinë.

E për akuzat e Thaçit në drejtim të BE-së ka komentuar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina.

Image
Shqipe Pantina

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Pantina ka thënë se akuzat janë përpjekje e Thaçit për t’i mbuluar gabimet e veta.

Ajo ka fajësuar presidentin se gjatë kohës sa ishte kryeministër, ka futur Kosovën edhe më thellë në korrupsion dhe krim të organizuar.

Unë mendoj se kjo është veç një përpjekje e Thaçit për të mbuluar papërgjegjësinë e tij dhe gabimet e veta që ai i ka bërë në kohën sa ka qenë kryeministër. Të gjitha dështimet për të cilët Komisioni Evropian, gjegjësisht Bashkimi Evropian por edhe faktori ndërkombëtar në përgjithësi fajëson Kosovën  ose faturon Kosovën, fajtori kryesor është Thaçi sepse në kohën sa ka qenë drejtues i Qeverisë nuk ka arritur t’i përmbush obligimet të cilat i kemi pasur si shtet. Përkundrazi, nën drejtimin e  tij, shteti është zhytur edhe më thellë në korrupsion dhe në krim të organizuar, prandaj të gjitha këto deklarimet e tij të fundit tregojnë panikun në të cilin ai është dhe për të cilin nuk ka arsyetim sepse vet është fajtor”, ka thënë deputetja e VV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat