Ekspertiza e vdekjes së Astrit Deharit, qeveria zvarrit përgjigjen për familjen

Politika

Ekspertiza e vdekjes së Astrit Deharit, qeveria zvarrit përgjigjen për familjen

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 1 nëntor 2017 Në ora: 19:35
Familja e Astrit Deharit

Qeveria e Kosovës ende nuk i ka kthyer përgjigje familjes së Astrit Deharit, lidhur me kërkesën për ekspertizë të rastit nga një institut zviceran. “Angazhimi i Institutit zviceran në rastin e Astrit Deharit në duar të kryeministrit z.Ramush Haradinaj. Sipas kërkesës së prindërve të Astrit Deharit znj. Xhemile dhe Avni Dehari, kam paraqitur kërkesë të re drejtuar Kryeministrit z.Ramush Haradinaj, që në kuadër të kompetencave të tij të obligojë Ministrinë e Drejtësisë që të angazhojë Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne- Zvicër: Centre Hospitalier Universitaire Vaudois –CHUV për hetime të pavarura”, ka thënë avokati i familjes Dehari Tomë Gashi.

Edhe pse po mbushen gati një vit nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, ky rast ende nuk është zgjidhur.

Dehari kishte vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku vuante masën e paraburgimit si një nga të dyshuarit për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Prokuroria ka pranuar ditëve të fundit se nuk ka prova që i lidh aktivistët e Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, me sulmin e Kuvendit.

Ndërkohë, familja e Deharit, i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës një kërkesë të re për të urdhëruar një ekspertizë të pavarur në një institut zviceran, mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje.

Avokati i familjes së Deharit, Tomë Gashi, i cili edhe i ka dorëzuar dokumentin Zyrës së Kryeministrit beson se Ramush Haradinaj ka rol në këtë aspekt dhe se ai do të urdhërojë angazhimin e Institutit Zviceran të zbardh rastin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat