Qeveria gjigante për akomodimin e militantëve

Politika

Qeveria gjigante për akomodimin e militantëve

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 1 nëntor 2017 Në ora: 19:48
Mbledhje e Qeverisë

“Unë e kam thënë edhe me rastin e diskutimit të parimeve qeverisëse në Kuvend se qeveria e re Haradinaj është tepër e madhe në numër dhe kjo nuk garanton qeverisje të mirë e as efikasitet të saj, përkundrazi është ngarkesë e panevojshme e buxhetit të shtetit. Për me tepër unë mendoj se numri I ministrive është rritur vetëm për të rehatuar militantët politike në poste publike” ka thënë për gazetën “Bota sot” Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria aktuale e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj llogaritet si qeveria më e madhe që ndonjëherë ka pasur vendi. Secila parti që ka ardhur në pushtet, në vendin më të varfër në rajon, rritjen më të madhe që ia ka sjellë Kosovës është numri i ministrive. Madje për këtë mban rekordin në Evropë. Krejt kjo, sipas raporteve të organizatave jo qeveritare, bëhet për t’i rehatuar militantët partiak në pozitat udhëheqëse.

Kështu edhe Qeveria Haradinaj që përbëhet nga koalicioni PAN dhe AKR-ja, do të ketë numër të madh të ministrive. Më saktësisht, do të ketë 22 ministri.

E numri i madh i tyre përveç që është vlerësuar si i panevojshëm nga monitorues të ekzekutivit, i kushton Kosovës edhe në aspektin financiar.

Rreth 1 mijë e 474 euro është paga e një ministri, pa llogaritur këtu mëditjet. Që i bie se për çdo muaj nga Buxheti i Kosovës vetëm për pagat e ministrave do të ndahen mbi 30 mijë euro.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat