Pasojat morale e materiale nga fryrja e listave të veteranëve

Politika

Pasojat morale e materiale nga fryrja e listave të veteranëve

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 1 nëntor 2017 Në ora: 21:37
ilustrim

Kishin tre muaj pa i gëzuar pagat e tyre mujore. Por Qeveria e Kosovës, ka gjetur tashmë zgjidhje për t`ua siguruar pagat kategorive të dala nga lufta.

Këto përfitime si ish luftëtarë, nuk i gëzojnë shumë prej ish pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilët ose nuk janë përfshirë në lista ose nuk kanë aplikuar fare për shkak të padrejtësive që u janë bërë në vazhdimësi.

Qeverisë nuk i ka penguar fryrja e listave. Ende pa u bërë auditimi i thellë i këtyre listave dhe ende pa e thënë Prokuroria fjalën e saj, ajo ka vendosur që t`ua ndajë mjetet ish pjesëtarëve të UÇK-së duke përfshirë edhe ata të rrejshmit.

Tash e sa vite opinioni në Kosovë ka qenë i informuar për dallimet ndërmjet FARK-ut dhe UÇK-së, të cilat kanë prodhuar përçarje të thella.

Në vazhdimësi janë diskriminuar Ushtarët  dhe eprorët e FARK-ut, e në anën tjetër kanë përfituar njerëz që kanë keqpërdorur luftën dhe pasluftën.

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve apo të Internuarve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, nuk e ka bërë punën e tij si duhet. Kjo është vërtetuar edhe me hetimet që Prokuroria po i bën lidhur me keqpërdorimin e listave.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat