Dialogu në Serbi që platformë ka ndarjen e Kosovës

Politika

Dialogu në Serbi që platformë ka ndarjen e Kosovës

Nga: Albulenë Muji Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 00:25
Pamje nga takimi i parë i grupit punues për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën. Beograd, 30 tetor, 2017

Me iniciativë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mbajtur mbledhja e Grupit punues për ofrimin e mbështetjes për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën.

Por, kjo mbledhje po shihet si një platformë e cila për bazë ka ndarjen e Kosovës.

Lidhur me këtë, analisti, Nexhat Haziri ka komentuar për “Bota sot”, i cili ka thënë se Qeveria serbe e ka kuptuar se nuk mund t`i afrohet Bashkimit Evropian nëse pjesë e Kushtetutës së saj është Kosova.

“Mendoj se Beogradi zyrtar e ka kuptuar se nuk mund te ecë tutje, sidomos në përpjekjet për tu afruar me Brukselin dhe për tu bërë shtet anëtar i BE-së, duke e pasur në parabolën e kushtetutës së Serbisë, Kosovën si pjesë të sajë. Por, edhe nga kjo nisma e presidentit serb Vuçiq, gjoja të dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën, nuk duhet pritur ndonjë sezacion, pasi këto pritje nuk i kanë as vetë  ajo pjese e vogël e opinionit demokratik dhe pro evropian në Serbia, sa i përket raporteve të Serbisë me Kosovën”, ka thënë Haziri.

Po ashtu, ai ka shtuar se ndarja e Kosovës do të diskutohet edhe në këtë dialog të brendshëm në Beograd për të cilën kërkon aleatë edhe në Bruksel.

“Ajo që është duke qarkulluar tash e sa vite nëpër qarqet e politikës zyrtare të Serbisë është ndarja e Kosovës, gjë që për këtë ide Serbia po kërkon aleat dhe mbështetës edhe në Bruksel. Dhe kjo ide pritet të diskutohet edhe në këtë dialog të brendshëm që ka nisur në Serbia për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, siç shprehen në Beograd, dhe gjoja konkluzionet që do të dalin nga ky dialog që do të paraqitën në fund edhe si deklarim zyrtar i Serbisë për ndarjen e Kosovës, si një konsenzues historik sipas tyre”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai sheh se si bazë ky dialog i cili po zhvillohet në Beograd ka platformën për ndarjen e Kosovës. 

“Dhe këtë e dëshmon edhe fakti se Serbia që nga mbarimi i luftës në Kosovë, politikën e vetë në raport më Kosovën e ka mbështetur në platformën e tyre, se nuk mund që dikush në Kosovë të fitoj gjithçka (shqiptarët) dhe dikush (serbët) të humbë gjithçka. Dhe unë shohë së pikërisht ky dialog që po zhvillohet në Serbi, bazën e ka në platformën e Beogradin zyrtar për ndarje të Kosovës sipas vijave etnike, ashtu siç e deklaroi edhe vete presidenti serb në atë çka është shqiptare dhe në atë çka është serbe”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat