Abrashi do ta fitojë bindshëm Prishtinën

Politika

Abrashi do ta fitojë bindshëm Prishtinën

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 2 nëntor 2017 Në ora: 15:58
Arban Abrashi

Fitorja e Arban Abrashit është e pashmangshme dhe do të jetë më shumë dinjitet në Prishtinë, pasi që Abrashi ka qenë një frymë e re brenda LDK-së dhe kjo do ti ndihmoj atij të ec përpara.

Analisti politik Nexhat Haziri në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se balotazhi në Prishtinë në mes Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit do të jetë garë interesante dhe e pa parashikueshme deri në fund.

“Sa i përket Balotazhit për Prishtinën në të Shpend Ahmetit të VV-së dhe Arban Abrashit të LDK-së, pritet që të jetë një garë interesante dhe e paparashikuar deri në fund. Kujtoj se tani në LDK, është ndërtuar një frymë e fitores dhe kjo do të ndikoj edhe në rundin e dytë ku në garë janë Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti”, ka thënë Haziri.

Ai ka treguar se nuk pret që partitë tjera që kanë qenë në garë për Prishtinën të vendosin se kush mund ta fitojë kryeqytetin e Kosovës për qeverisje në katër vitet e ardhshme.

“Nuk pres shumë që partitë e tjera PDK, AKR dhe AAK-ja, të vendosin se kush do të jetë kryetari i Prishtinës në bazë të koalicioneve që do të arrihen, ajo që mund të sjellë fitorën e z. Abrashi, është kjo fryme e re në LDK , e cila do të ndikoj në zgjimin e elektoratit të fjetur të LDK-së në Prishtinë, dhe pres që ky elektorat ta bëjë ndryshimin duke i dhënë fitoren Arban Abrashit”, ka përfunduar analisti politik Nexhat Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat