“Në gjykatat e Kosovës, rreth 90 për qind njerëz që kanë punuar edhe në sistemin e ish-Jugosllavisë”

Politika

“Në gjykatat e Kosovës, rreth 90 për qind njerëz që kanë punuar edhe në sistemin e ish-Jugosllavisë”

Nga: Arbnore Zhushi Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 16:51
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi, ka thënë se në gjykatat e Kosovës, punojnë rreth 90 për qind të njerëzve që kanë punuar edhe në sistemin e ish-Jugosllavisë. Duke folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Kelmendi ka thënë se ata duhet të dalin para drejtësisë për shkak të veprimtarisë së tyre gjatë viteve të 80-90-ta dhe më herët.

Image
Muhamet Kelmendi

“Sa i përket drejtësisë së Kosovë, duhet të them se kur UNMIK-u ka filluar që të përcaktojë prokurorët në krye të institucioneve të drejtësisë njerëz të ish-sistemit jugosllav dhe nëse i merr në tërësi në Gjykatën e Apelit, Gjykatë Themelore, atë Kushtetuese, i kemi rreth 90 për qind të njerëzve që kanë punuar në sistemin e Serbisë, edhe sot pastaj si të dëgjueshëm, janë gjetur nga UNMIK-u dhe ata po vazhdojnë punën e tillë sikurse mos të kishte ndodhur asgjë hiq. Në fakt, këta njerëz duhet të dalin para drejtësisë, për shkak të veprave që kanë kryer gjatë viteve të 80-90 dhe më herët”, ka pohuar Kelmendi.

 Ai ka folur për rastin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, i cili po akuzohet nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, për falsifikim të provimit të Jurisprudencës.

“Këta njerëz do të duhej të përjashtohen për gjendjen kriminale dhe korruptive, duhet të dimë për secilin se a ka vjedhur a ka korruptuar apo çfarë ka bërë se me të ardhurat që merren në çfarëdo lloj sistemi, në çfarëdo lloj shtëpie, nuk mund të ndërtohet një pasuri aq e madhe e cila shkon në milionëshe dhe të gjithë e dimë se pothuajse e kanë tejkaluar në tërësi pasurinë e tyre dhe i takon shtetit që të merret me ta. Kemi të bëjmë me një sistem i cili me të vërtetë është në prag të falimentimit dhe këtë po e shohim edhe me rastin e kryeprokurorit Lumezi i cili akuzohet se ka fals provimin e jurisprudencës e ka apo nuk e ka është një çështje e cila është shumë domethënëse. Në qoftë se kryeprokurori i shtetit nuk e ka dhënë provimin e tij, është me të vërtetë një pa përgjegjshmëri totale e sistemit tonë”, ka shtuar Muhamet Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat