Haradinaj nuk po mund t`i argumentojë pretendimet, kauza e “Demarkacionit”, 3 vjet humbje për Kosovën

Politika

Haradinaj nuk po mund t`i argumentojë pretendimet, kauza e “Demarkacionit”, 3 vjet humbje për Kosovën

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 nëntor 2017 Në ora: 21:24
ilustrim

Ditë më parë gjatë një vizite në Kosovës zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee,  i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe t'i hapë rrugën përfitimeve që do të kishin qytetarët duke lëvizur pa viza në Evropë.

Këtë mesazh të zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Yee, sipas analistëve është i qartë dhe se  duhet që të merren parasysh nga politikanët vendorë.  Po ashtu, ata kanë thënë se  këtë kauzë nuk mund që të argumentojnë me fakte dhe se po luajnë me qytetarët për liberalizimin e vizave.

“Nuk do të jenë larg edhe zgjedhjet e parakohshme”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi ka komentuar për “Bota sot” mesazhin e zëvendëssekretarit amerikanë Yee, ku ka thënë se thirrjet e tij, tregojnë se disa parti nuk i shohin zgjedhjet si përparim të vendit dhe dalje nga izolimi.

“Komisioni i krijuar nga qeveria Haradinaj dhe kauza e tyre për demarkacionin si pretekst i tyre tashmë i njohur dhe thirrja e zëvendëssekretari amerikan YEE për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e zi si kriter për liberalizim të vizave tregon qartë se si disa parti në Kosovë ende i shohin zgjedhjet në vend si mundësi për ardhje në pushtet e jo për zhvillim të vendit, përparim të saj dhe dalje nga izolimi”, ka theksuar ajo.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat