Misteret e konfliktit të Kumanovës, kërkohet hetim ndërkombëtar për dënimin e të akuzuarve

Politika

Misteret e konfliktit të Kumanovës, kërkohet hetim ndërkombëtar për dënimin e të akuzuarve

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 3 nëntor 2017 Në ora: 19:13
Lagjja e Trimave Kumanovë

Dënimi me 746 vjet burg nga ana e Gjykatës në Shkup ndaj 37 personave të akuzuar për vepër terroriste në pjesëmarrjen e konfliktit të armatosur në lagjen e trimave në Kumanovë ka ngritur një reagim të ashpër publik në Kosovë dhe në përgjithësi në trojet shqiptare.

Kjo për faktin se nga 37 të dënuar, 20 pjesëtar janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Kurse, të dënuarit e tjerë janë qytetarë shqiptar të Maqedonisë.

Nga 37 pjesëtarët e dënuar, shtat të akuzuar janë dënuar me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vjet burg, kurse të tjerët me nga 20 vjet, 18 dhe 12 vjet.

Kërkohet hetim ndërkombëtar

Por, pavarësisht këtyre dënimeve të ashpra nga ana e “drejtësisë” maqedonase, institucionet kryesore të Kosovës nuk kanë bërë ndonjë notë proteste ndaj shtetit maqedonas.

I vetmi reagim që ka ardhur dje me vonesë nga ana e shtetit të Kosovës, është ai i kryeministrit Haradinaj, i cili ka kërkuar për një hetim ndërkombëtar lidhur me këtë rast.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj përmes një deklarate ka sqaruar publikun se ka përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup. Prandaj Drejtësia duhet të vihet në vend duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj. Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Zyrës së Kryeministrit dhënë për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat