Skenari sllavo-maqedonas për shqiptarët, politikanët të painteresuar për qytetarët

Politika

Skenari sllavo-maqedonas për shqiptarët, politikanët të painteresuar për qytetarët

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 nëntor 2017 Në ora: 14:19
Grupi “Kumanova”

Pas dënimit që ka marrë Grupi i Kumanovës, po kërkohet që të nisë një hetim ndërkombëtar  për të zbardh ngjarjen e plotë.

Lidhur më këtë, analisti Ali Hertica ka thënë për “Bota sot” se dënimi i pjesëtarëve të grupit “Kumanova” është jo i drejtë dhe jo demokratik.

Image
Ali Hertica

Grupi i quajtur “Kumanova”, të cilit iu dha dënim 746 vjet burgim dhe atë të përjetshëm, sipas Herticës, është jo i drejtë e jo meritor nga drejtësia sllavo-maqedonas.

Ai ka theksuar se kjo është bërë me një urrejtje kundër shqiptarëve, mirëpo sipas tij, as politikbërësit shqiptarë të Maqedonisë nuk ngritën asnjë fjalë për këtë çështje.

Ndërsa, reagimin e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të kryeministrit Ramush Haradinaj, Hertica e ka quajtur të vonshëm, pasi që ka bërë thirrje pas marrjes së vendimit.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo tregon se sa janë të gatshëm liderët politikë që të mbrojnë qytetarët nga skenarët politike sllavo-maqedonase.

“E gjithë kjo tregon sa janë të gatshëm liderët politikë që ta mbrojnë qytetarin e pafajshëm nga skenari i përgatitur nga politika sllavo-maqedonase për këtë dënim drakonik të një shteti të quajtur ligjor dhe demokratik siç është Maqedonia apo Iliriada shqiptare. Është dashur më herët Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë të reagojnë e jo në momentin e fundit kur jepet dënimi...kjo tregon sa janë të interesuara qeveritë shqiptare”, ka përfunduar “Hertica për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat