Nivelin e përfaqësimit dhe udhëheqjes së vendit e tregon arroganca e Haradinajt

Politika

Nivelin e përfaqësimit dhe udhëheqjes së vendit e tregon arroganca e Haradinajt

Nga: N.E Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 22:31
Ramush Haradinaj ne protesten e djeshme

Politikanët në Kosovë jo rrallë herë njihen për fjalorin e gjuhën e tyre fyese, qoftë kundrejt rivalëve, gazetarëve apo edhe qytetarëve ndonjëherë.

Një ton agresiviteti e arrogance ndaj qytetarit ka shprehur Kryeministri Ramush Haradinaj dje.

Haradinaj dje kishte dalë për të biseduar me protestuesit që ishin përpara Kuvendit të Kosovës, pas dënimit të shqiptarëve të Kosovës në Maqedoni për rastin “Kumanova”.

Ai në momentin e parë, ka treguar arrogancë ndaj një qytetari që kërkonte të hiqeshin kordonët e policisë.

 “Kqyre ti që po bërtet aty, mshele pak, a ndëgjove? Kushdo që po bërtet atje, le ta mbyll. Mos më kallxoni çka me bo”  ishte shprehur Haradinaj dje ndaj një qytetari.

Kjo sjellje e Kryeministrit është komentuar shumë në media, e sipas analistëve, ky rast tregon nivelin e përfaqësimit dhe udhëheqjes së vendit nga disa që nuk kanë as dinjitet, as edukatë e as njerëzi.

Analisti Faton Mehmeti, thotë se arroganca e politikanëve tani është shndërruar në shprehi.

Sipas tij, Kosova është në gjendje të mjerueshme e me degradim duke filluar nga sjellja e politikanëve.

Image
Faton Mehmeti

“Arroganca është shndërruar në shprehi të politikanëve, në veçanti të kryemistrave të Kosovës. Edhe ish kryeminstrat e Kosovës kanë përdorur gjuhë arrogance si Hashimi, e tani edhe Ramushi. Rasti i djeshëm në të cilin kryeminstri aktual Haradinaj i drejtohet një qytetari me ton arrogance tregon më së miri nivel e përfaqësimit dhe udhëheqjes së vendit nga ata që nuk kanë as dinjitet, as edukatë dhe as njerëzi. Prandaj, jemi në këtë gjendje të mjerueshme, me degradim të çdo segmenti të jetës. Imazhi publik është me rëndësi, sepse konsiston në besimin apo mosbesimin që kanë qytetarët ndaj politikanëve. Me arrogancë vetëm sa thellohet ndarja mes qytetarëve dhe politikanëve, e që realisht do të duhej që ndarje mos të ketë”, ka pohuar Mehmet

Pas sjelljes arrogante, Haradinaj i premtoi familjarëve se do t’i pres në zyrën e tij për t’i adresuar shqetësimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat