Mocion ndaj qeverisë aktuale, LDK tregon kur do ta bëjnë

Politika

Mocion ndaj qeverisë aktuale, LDK tregon kur do ta bëjnë

Nga: Bota sot Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 22:56
Nenkryetari i LDK-se, Lutfi Haziri

Qeveria aktuale që nga dita e formimit të saj është “paralajmëruar” se do të përballet me një opozitë të fortë.

Ende pa i bërë 100 ditë qeverisje, opozita tashmë ka filluar ta “kërcënojë” pozitën me mocion mos besimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo e cila ka shënuar rritje në zgjedhjet lokale, kanë përmendur opsionin për mocion mos besimi ndaj kësaj qeverie.

I pyetur nga “Bota sot” se kur do të shqyrtojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe nëse do t’i mbledhin nënshkrimet e nevojshme, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në momentin që deputetët dhe grupi i tyre vlerëson dhe harmonizon qëndrimin me kryesinë e LDK-së, atëherë janë në aksion për realizim.

“Sa herë t’i dëgjojmë politikisht deklaratat e deputetëve të PAN-it se LDK-ja mund t’i bashkëngjitet qeverisë së tyre, ne ju themi se do ta fillojmë mocionin e mos besimit. Ne nuk do të mund t’i bashkëngjitmi kësaj qeverie, ne dallojmë nga kjo qeveri. Ne kemi pasur koalicionin tonë në qershor dhe natyrisht tani jemi në funksionin tonë si opozitë. Në momentin që LDK-ja ka marrë iniciativa politike më herët i ka realizuar 100%, edhe në rastin e Presidentit Pacolli, edhe në rastin e qeverive tjera LDK-ja ka qenë në misionin deri në fund, kështu që ne jemi serioz karshi kërkesave, eventualisht karshi mocionit të mos besimit. Në momentin që deputetët dhe grupi ynë i deputetëve vlerëson dhe harmonizon qëndrimin me kryesinë e LDK-së, atëherë jemi në aksion dhe i realizojmë 100%”, ka theksuar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat