Barani tregon se si u përball me kriminelin Millosheviç në Tribunalin e Hagës

Politika

Barani tregon se si u përball me kriminelin Millosheviç në Tribunalin e Hagës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 nëntor 2017 Në ora: 19:23
Halit Barani

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të Njeriut në Mitrovicë Halit Barani,  ruan dëshmi të shumta  për krimet monstruoze që i ka shkaktuar krimineli Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

Për këto krime, ai ka shkruar edhe libra, ka hapur ekspozita dhe ka dhënë mijëra intervista për medie të ndryshme, vendore e ndërkombëtare. Me kriminelin ishte përballur si dëshmitar në Gjykatën e Hagës.

Pavarësisht, gjithë këtyre përpjekjeve e dëshmive që i ka ruajtur, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Barani thotë se deri tash nuk është bërë thuajse asgjë, për zbardhjen e krimeve të luftës.

“Bota sot”: Si e vlerësoni situatën në rrafshin e të drejtave të njeriut pas heqjes së barrikadës?

Halit Barani: Natyrisht se  barrikada në urën kryesore mbi lumin Ibër shkaktonte dëme të mëdha në fushën e të drejtave të njeriut. U bë mirë që barrikada u hoq. Gjendja në fushën e të drejtave të njeriut në Mitrovicë, pas heqjes së barrikadës filloi të përmirësohet. Sot mund të falim për një gjendje relativisht të mirë e të konsoliduar kur është fjala për të drejtat e njeriut në qytetin buzë Ibrit.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat