Kosova larg statusit të kandidatit

Politika

Kosova larg statusit të kandidatit

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 5 nëntor 2017 Në ora: 19:28
ilustrim

“Ne akoma kemi ngërçin e çështjes se demarkacionit që ka stagnuar rrugën tonë integruese dhe kjo nuk e dimë se sa do te zgjate. Po ashtu do të kërkohen reforma të thella të cilat një qeveri si kjo, me një shumicë aspak stabile në parlament do ta këtë shumë të vështirë stabilitetin e kërkuar politik. Një faktor tjetër ndikues do të jenë negociatat më Serbinë të cilat po ashtu mund ta komplikojnë situatën politike. Prandaj kjo aspiratë për marrjen e statusit kandidat më shumë më duket teprim në ambicie se sa gjasë reale për progresin e kërkuar” ka thënë Donik Sollova.

Njohësit e integrimeve evropiane e konsiderojnë të vështirë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropoian. Në këtë mënyrë, ata shprehen skeptik në zotimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se në vitin 2019 Kosova mund ta marr statusin e kandidatit.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes për Stabilizim Asociim, të arriturat e deritanishme dhe të gjeturat për vitin 2018.

Kryeministri Haradinaj tha se MSA është dokumenti kryesor në kuadër të raporteve të Kosovës me BE-në.

"Ne kemi identifikuar prioritetet kyçe për vitin 2018 për të arritur progres në kuadër të reformës evropiane. Prioritet kyç i kësaj Qeverie është agjenda evropiane. Dhe synim është që Kosova ta marrë statusin e kandidatit. Kemi ardhur deri tek një vendim që  në takimin, quhet këshilli raportues i MSA-së jo vetëm te shkojnë në raportim të të arriturave, por Kosova vet ta nxjerr ERE-n 2018 dhe më 2019 duhet ta kemi statusin e kandidatit. Brenda javës ne kishim mundur ta aprovojmë një dokument final tonin EREN 2018...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat