“Kanceri” i cili po tentohet të futet në palcën e shtetit të Kosovës

Politika

“Kanceri” i cili po tentohet të futet në palcën e shtetit të Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 nëntor 2017 Në ora: 20:05
ilustrim

Klasa politike në Kosove, pozitë e opozitë duhet të jetë sy hapur në mënyrë që mos të instalojë një kancer për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës. Bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për të cilin analistët konsiderojnë se do të jetë edhe më i vështirë se sa çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e zi.

Politika e Kosovës edhe në këtë mandat po vazhdon të mbulojë dhe ta heshtë me ri aktualizimin e Demarkacionit, ardhjen në pritje të "Tajfuniit" të madh të Asociacionit të komunave serbe, i cili do të jetë shumë më serioz, më i rëndë dhe më i furishëm dhe më i rrezikshëm, se sa "furtuna" e demarkacionit.

Blerim Grainca anëtar i LDK-së duke folur rreth asaj se, a po vazhdon politika e Kosovës edhe në këtë mandat të heshtë me ri aktualizimin e Demarkacionit, ardhjen në pritje të "Tajfuniit" të madh të Asociacionit, të komunave serbe, ka thënë se është mirë apo keq marrëveshja e asociimit të komunave këtë mund ta vlerësojnë ekspertet e fushës përkatëse.

“Pas zhvillimeve dhe zgjedhjeve nacionale që kemi pasur, siç e dini e kemi një Qeveri të re e cila ka agjendën e vet qeverisës. Por asociacioni është marrëveshje dhe dihet se qeveritë stabile respektojnë marrëveshjet. Kjo nuk duhet të vij fare në kuvende sepse nuk parashihet ratifikim i saj. Thjesht është pune qeveris”. Është shprehur anëtari i LDK-së Grainca.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat