Depolitizimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, nuk ka alternativë

Politika

Depolitizimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, nuk ka alternativë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 nëntor 2017 Në ora: 20:09
Abelard Tahiri

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka shpjeguar në detaje se si i ka nisur reformat në sistemin e drejtësisë. Objektiva kyçe e punës së tij është që sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë funksional, profesional, i depolitizuar, i integruar dhe i shtrirë në tërë territorin e vendit. Kurse në pyetjet për vrasjet e pasluftës, ministri i drejtësisë ka thënë se kjo është çështje e përgjegjësisë ligjore të institucioneve të drejtësisë, për të hetuar dhe për t’u dhënë përgjigje supozimeve të tilla derisa ka garantuar se këtyre institucioneve do ti sigurojnë punë të pavarur, të paanshme dhe profesionale.

Bota sot:  Z. Tahiri në çfarë gjendje e keni gjetur sistemin e drejtësisë në Kosovë pasi keni marrë detyrën?

Abelard Tahiri: Ministria e Drejtësisë është njëra nga dikasteret më të rëndësishme qeveritare. Natyrisht se gjatë periudhës paraprake është punuar mjaftë për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.

Po ashtu është bërë avancimi i kornizës ligjore dhe institucionale në reformimin e sistemit gjyqësor, dhe konstituimin e profesioneve të lira ligjore. Është punuar në përmbushjen e prioriteteve që kanë dalë nga proceset integruese me BE-në dhe në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Megjithatë, gjendja ka nevojë të përmirësohet në shumë aspekte dhe ka hapësirë për të bërë më shumë punë, që reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë, të përkthehen me rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, krijimin e sigurisë juridike dhe realizimin efektiv të të drejtave dhe detyrimeve për subjektet e së drejtës në rrugët e përcaktuara ligjore dhe në instancë me të lartë punën për krijimin e Shtetit të së Drejtës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat