"Stuhia" që Qeveria nuk do të mund t‘i mbijetojë

Politika

"Stuhia" që Qeveria nuk do të mund t‘i mbijetojë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 7 nëntor 2017 Në ora: 10:13
Qeveria

Politika e Kosovës edhe në këtë mandat po vazhdon të mbulojë dhe ta heshtë me ri aktualizimin e Demarkacionit, ardhjen në pritje të "Tajfuniit" të madh të Asociacionit të komunave serbe, i cili do të jetë shumë më serioz, më i rëndë dhe më i furishëm dhe më i rrezikshëm, se sa "furtuna" e demarkacionit.

Blerim Grainca anëtar i LDK-së duke folur rreth asaj se, a po vazhdon politika e Kosovës edhe në këtë mandat të heshtë me ri aktualizimin e Demarkacionit, ardhjen në pritje të "Tajfuniit" të madh të Asociacionit, të komunave serbe, ka thënë se është mirë apo keq marrëveshja e asociimit të komunave këtë mund ta vlerësojnë ekspertet e fushës përkatëse.

“Pas zhvillimeve dhe zgjedhjeve nacionale që kemi pasur, siç e dini e kemi një Qeveri të re e cila ka agjendën e vet qeverisës. Por asociacioni është marrëveshje dhe dihet se qeveritë stabile respektojnë marrëveshjet. Kjo nuk duhet të vij fare në kuvende sepse nuk parashihet ratifikim i saj. Thjesht është pune qeveris”. Është shprehur anëtari i LDK-së Grainca.

“Rreziku” nga statuti

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë se Kosovën në vazhdimësi e ndjekin “tajfun pas tajfuni”.

Sipas tij, kjo pasi kemi skenën politike aq të paaftë, aq të koncentruar rreth marrjes përkatësisht mbajtjes së pushtetit, sa që nuk brengoset edhe aq shumë se çfarë ndodhë me Kosovën.

Image
Leon Duhanaj

“Politika e vendit nuk është projektive, pasi që i mungon një projekt, një vizion i çarte për të ardhmen. Në vend të kësaj, kënaqen me politika reaktive, duke reaguar tek pasi që gjërat i merr si me thënë uji. Kështu ka ndodhë edhe me demarkacionin, kështu ndodhë do të ndodhë edhe me asociacionin. Tek asociacioni, pika me e rëndësishme është statuti i asociacionit. Nëse do ta kishim një elitë politike të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme karshi mandatit që kanë, atëherë do duhet që moti të ishin ulur me ekipe ekspertësh ligjorë për ta draftuar këtë statut në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Por, kjo nuk ndodhë pasi opozita e kërkuar ka trumbetuar kundër asociacionit, dhe nuk ka shpreh gatishmëri për të ofruar ekspertizë”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka theksuar se secila palë, e di që asociacioni është punë e kryer pasi ajo çfarë ende mund të definohet është mënyra se si do të funksionoj.

“Pra, në vend të luftës propagandistike me nuanca të patriotizmit falco duhet t'i rreken punës dhe ta përpilojnë bashkërisht statutin mbi të cilin do të funksionoj ky asociacion. Ndryshe nëse merremi me punë të kota, do na vjen i gatshëm nga Beogradi si shumë gjëra tjera. Nganjëherë thjeshtë mendoj se disa segmente të politikës kosovare, shqiptare, bëjnë zhurmë me qëllim që t'i pengojnë proceset, derisa të vijë diçka e kryer nga Beogradi. Sa i përket demarkacionin, tashmë qeveria po e shikon mënyrën me të lehtë për ta plasuar para opinionit, sepse edhe ai është pune e kryer”, është shprehur Duhanaj.

Heshtja e çuditshme e klasës politike

Ndryshe analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë se Qeveria aktuale po hesht në vazhdimësi për këto dy çështje shumë të ndjeshme, duke krijuar një përcepcioni negativ në raport me opinionin publik.

Image
Hidajet Ahmeti

Ai konsideron, se një heshtje e tillë për dy çështje shumë të ndjeshme, është një lloj pranimi si një gjendje faktike, e jo si një çështje që ka nevojë për tu diskutuar në shoqëri.

“Serbia përmes asociacionit mundohet të ndërtojë një urë lidhëse,  potencialisht që  të kontrolloj gjithherë shtetin e Kosovës dhe  të shkaktojë destabilitet të përhershëm në këtë shtet. Gjykoj se klasa politike në Kosove, pozitë e opozitë duhet të jetë syhapur në mënyrë që mos të instaloj një kancer për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, e cila përveç defunksionalizimit të shtetit do të këtë pasoja afatgjatë për substancën e Republikës. Heshtja  e vazhdueshme e klasës politike në Kosovë,  përveç që është e çuditshme  është edhe absurde. Kanceri i cili po tentohet të futet në palcën  e shtetit të Kosovës nuk duhet të lejohet të instalohet, pasi që  ngadalë do t’ia humbë kuptimin e shtetësisë. Gjykoj se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i merr më seriozisht  këto dy çështje, e posaçërisht Asociacionin, i cili mund të tjetërsohet në një “Kalë të Trojës” për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Ahmeti.

Asociacioni “përmbys”Qeverinë

Ai ka theksuar se roje të Republikës duhet të jenë të gjithë mekanizmat e shoqërisë, formal e jo formal, pasi që Republika ndërtohet, konsolidohet çdo ditë, por vullneti nga të gjithë nuk duhet të mungoj.

“Për çështjet kruciale duhet të bëhemi bashkë të gjithë, duke mos lejuar askënd të punoj jashtë mandatit kushtetues e ligjor, por përmes presionit demokratik të punoj brenda vullnetit të qytetarëve e interesave kombëtare e shtetërore, e jo për pak pushtet të tretet substanca e Republikës”, ka thënë analisti Ahmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se kjo qeveri do të përballet me shumë  stuhi, dhe me gjasë edhe s’do mund t 'i përballoj.

Ai vlerëson se në krahasim me demarkacionin, asociacioni duket më i vështirë për tu kapërdirë nga kjo qeveri, e cila ne emër të kauzës për demarkacion dhe asociacion ka ardhur në pushtet.

“Rrjedhimisht kjo qeveri do të duhej ta zgjidhte ketë çështje, për të dëshmuar se e kishte seriozisht me pa qëllime elektorale kauzën e demarkacionit dhe asociacionit. Pikërisht kjo e fundit edhe mund të jetë " molla e sherrit" e cila edhe do e përmbys këtë qeveri, e cila edhe ashtu është brishtë. Duke ditur këtë fakt, qeveria Haradianj ende s’po flet dhe as nuk po diskuton për këtë çështje, ka mundësi që kjo të implementohet në heshtje, pa shumë zhurmë. Besoj se e tille është marrëveshja me Listën Srpska, por gjithsesi koha do e dëshmoj se kjo qeveri ne emër te atyre kauzave qe ka ardhur, do i kthehen ne bumerang duke e rrezuar nga pushteti”, ka thënë analisti Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat