Kur do të bëhet Kosova pjesë e BE-së?

Politika

Kur do të bëhet Kosova pjesë e BE-së?

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 nëntor 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Kosova është larg marrjes se statutit të BE-së për shkak të mos përmbushjes se kritereve që BE-ja  i ka caktuar për Kosovën e sidomos demarkacioni më Malin e Zi që më pas do të lironte rrugën për liberalizim vizash.

Marrja e statusit të Kosovës për në Bashkimin Europian duket se është mjaft larg pasi që pa përmbushjen e kritereve të mbetura për liberalizimin e vizave, e që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe  pa jetësimin në tërësi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), Kosova nuk mund të lëvizë drejt BE-së, dhe aq më pak ta  marr statusin e kandidatit.

Sami Blakaj njohës i çështjeve ndërkombëtare ka thënë për “Bota sot” se Kosova është afër BE-së, aq sa është afër plotësimit të kritereve për anëtarësim, sikundër që është larg BE-së, aq sa është larg përmbushjes së këtyre kritereve.

Image
Sami Blakaj

“Më këtë dua të them që marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE nuk varet domosdoshërisht nga data, muaji apo viti, por varet direkt nga arritjet e Kosovës për të qenë pjesë e familjes evropiane. Kosova e tashmë e ka të qartë se pa përmbushjen e kritereve të mbetura për liberlizimin e vizave, e që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe  pa jetësimin në tërësi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), Kosova nuk mund të lëvizë drejt BE-së, dhe aq më pak ta  marr statusin e kandidatit” ka thënë Blakaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat