Mitrovicën e ndau PDK-ja, Valdete Idrizi nuk mund ta bashkojë atë

Politika

Mitrovicën e ndau PDK-ja, Valdete Idrizi nuk mund ta bashkojë atë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 7 nëntor 2017 Në ora: 19:24
Agim Bahtiri

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri në zgjedhjet e fundit ka shkuar në balotazh me kandidaten e PDK-së, Valdete Idrizi. Ai ka folur për kundër kandidaten e tij dhe qeverisjen e PDK-së në këtë komunë.

Bahtiri në këtë intervistë për “Bota sot” thotë se është i hapur për bashkëpunim me partitë tjera, ndërsa koalicion ka lidhur me qytetarët mitrovicas. Ai duke folur për kandidaten e PDK-së, ka thënë se ajo nuk mund ta bashkoj Mitrovicën ashtu si ka deklaruar, pasi partia e tij është fajtore për ndarjen e saj. Bahtiri ka përmendur edhe parregullsitë në raundin e parë të zgjedhjeve nga ana e PDK-së.

“Bota sot”: Pse qytetarët ju dërguan në balotazh me PDK-në?

Agim Bahtiri: Qeverisja e mirë dhe punët e mira që kam bërë gjatë këtij mandati, pothuaj në të gjitha fushat dhe sidomos në infrastrukturë, janë vlerësuar drejtë nga qytetarët e Komunës, andaj ata edhe kanë vendosur që të më votojnë mjaftueshëm për të hyrë në raundin e dytë të garës për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Arsye tjetër ka qenë ajo se qytetarët dëshirojnë që të mos lejojnë kthimin e PDK-së në pushtet,  pasi që ajo ka qeverisur keq në Mitrovicë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat