Rreziku i pa shmangshëm serb për Kosovën

Politika

Rreziku i pa shmangshëm serb për Kosovën

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 nëntor 2017 Në ora: 16:25
Aleksandar Vuçiq

Serbia, përmes dialogut të saj brendshëm për Kosovën, të iniciuar muaj më parë nga presidenti i saj Aleksandar Vuçiq, po shkon drejt qëllimit që ta bëjë jofunksional shtetin e Kosovës, ta zhbëjë atë, si dhe ta ndajë atë, dhe asnjëherë mos ta bëjë ballafaqimin me të kaluarën.

Ky vend asnjëherë nuk është shprehur i gatshëm për kërkim falje ndaj Kosovës apo zbardhjen e mijëra krimeve të bëra mbi popullin e Kosovës.

Në lidhje me zhvillimin e dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën, Fatmire Mulhaxha-Kollqaku nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është e qartë se nuk bëhet fjalë për një Qeveri të Re në Serbi, e aq më pak për një Qeveri Demokratike.

“Institucionet në Serbi ende udhëheqin bashkëpunëtorët e ngushtë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel i njohur si kriminel lufte. Edhe pse moti ka qenë koha që populli Serb t'i kthehet vetes dhe historisë, ku do të duhej të reflektonte karshi krimeve që pushteti në Serbi e ka bërë në emër të tyre, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Kroaci” ka shtuar Mulhaxha-Kollqaku.

Image
Fatmire Mulhaxha-Kollqaku

Kërkimfalja do t`i paraprinte dialogut ndryshe

Sipas saj vetëm pranimi i fajësisë dhe tek pastaj kërkim falja, krahas dënimit të urdhërdhënësve dhe atyre që kryen krime në Kosovë, do të kishte mundësi që ti paraprinte një dialogu ndryshe dhe nga fillimi. “Po ashtu kompensimi i dëmeve të luftës është një pjesë shumë e rëndësishme që do të duhej ti paraprinte dialogut”, ka përfunduar Mullhaxha-Kollqaku.

Kurse, sipas profesorit të shkencave politike Dashnim Ismajli Serbia e ka mëse të nevojshme ballafaqimin me të kaluarën, tentativa nga ana e shtetit Serb për të ikur nga e vërteta dhe përgjegjësia për luftërat e shkaktuara në Ballkan i bënë dëm në rend të parë Shtetit Serb dhe shoqërisë në përgjithësi.

Image
Dashnim Ismajli

“Mendoj se pajtimi ndërmjet dy popujve nuk do ishte i mundur, në rast se këto dy vende nuk do krijonin kushtet dhe hapur diskurset të pavarura në opinionin publik lidhur me të kaluarën. „Deal with the Past“ brenda shoqërisë serbe do ishte njëra ndër qasjet më relevante për tu shkëputur përgjegjshëm nga e kaluara, dhe përmes kësaj qasje duke marrë edhe fajin dhe përgjegjësin mbi vete si shkaktar kryesor për luftërat në Ballkan. Me pranimin e fajit, duke i shprehur Kosovës kërkim falje ndaj viktimave të shkaktuara nënkuptohet edhe përgjegjësia morale, gjithashtu marrjen përsipër edhe dëmet e shkaktuara materiale dhe në saj të kësaj qasje pranimin e shtetit të Kosovës si shtet i pavarur” ka thënë ai.

Bishtnimi i krimeve nëpërmjet dialogut

Sipas Ismajlit, vetëm përmes kësaj qasjeje Serbia mund të arrij të ndërtoi perspektiven e një shteti modern, të zhveshur nga politikat shoviniste që popujve në rajon nuk i ka dhuruar tjetër pos dhimbje dhe shkatërrim.

“Mendoj se herët ky ballafaqim me të vërtetën do të ndodh, dhe sa më herët që Serbia do tregohet e gatshme për një qasje të tillë, qasje kjo që do shërbente si garantë për paqen, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë vendeve në rajon, që më e përafërt do jetë edhe perspektiva drejt integrimeve dhe ndërtimi i shteteve të zhvilluara në Ballkan.

E analisti politik Skender Zogaj ka shpjeguar se Serbia e ka pranuar dialogun ngase ka qenë e detyruar dhe së dyti për qëllime përfitimesh, sepse si agresore gjenocidale përmes dialogut e ka ditur se mund t'i bishtëroj ndëshkimeve për krimet e bëra.

Image
Skender Zogaj

“Pra dialogu i ka  konvenuar Serbisë, dhe, si dhelpër që është, e ka shfrytëzuar për mrekulli deri tash, duke arritur të barazoj vrasësin me viktimën. Serbia pa kërkuar falje ka hy dhe është faktorizua në Kosovë dhe po ia inponon kërkesat e saja ndërkohë që nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura! Serbia në Kosovë është duke bërë agresion paqësor në mënyrë sistematike duke shfrytëzuar dobësitë e klasës politike dhe shtetërore të shqiptarëve që i ka tromaksur dëshira e flaktë për pushtet” ka deklaruar për “Bota sot” Zogaj.

Rreziqet dhe pretendimet janë evidente

Image
Jeton Kelmendi

E njohësi i çështjeve kushtetuese Muhamet Kelmendi, ka thënë se çështja e paraqitur në emër të dialogut gjoja të brendshëm të Serbisë për çështjen e Kosovës duhet kuptuar si pretendim i shtetit serb për të bërë presion mbi UE she SHBA, në OKB  lidhur me pretendimet shoviniste serbe.

“Dialogu që ndërton më tej pretendimet mbi Kosovën, ajo do te intensifikoj luftën dhe do të krijohet një front kundër Kosovës. I tërë aktiviteti është dhe do të drejtohet në pretendimet për të provuar pretendimet raciste serbe mbi luftën e drejtë. Më këtë synohet të dokumentohet  lufta, burgosjet dhe dhuna, sidomos aktiviteti i tashëm për të luftuar shtetin e pavarur të Kosovës. Në ketë, anë kërkohet një aktivitet i përqendruar i Kosovës më plan unifikativ në raport më Serbinë dhe UE. Nuk duhet anashkaluar fare ketë. Rreziqet dhe pretendimet janë evidente, e prandaj duhet punë dhe këmbëngulje në çështjen” ka përfunduar Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat