“Katërshja e tmerrshme, Thaçi, Veseli, Syla, Haliti përmes shantazheve kanë arrit të marrin kontrollin mbi UÇK”

Politika

“Katërshja e tmerrshme, Thaçi, Veseli, Syla, Haliti përmes shantazheve kanë arrit të marrin kontrollin mbi UÇK”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 8 nëntor 2017 Në ora: 19:24
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

"Lufta e UÇK-së ishte e shenjët,  por është e dhimbshme nëse kujtojmë që krejt strukturat organizative të luftës që ishin brenda Kosovës ishin vrarë, dhe është tepër e rëndë nëse mendojmë që katërshja e tmerrshme, Thaçi, Veseli, Syla, Haliti përmes shantazheve kanë arrit të marrin kontrollin mbi UÇK, por krejt kjo ka ndodh vetëm kur u vranë Komandantët kryesor që ishin brenda Kosovës", ka thënë Islami.

Image
Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, e konsideron si të suksesshëm rezultatin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Islami ka thënë se BKD ka arritur ta kthej zërin e Nacionalizmës Shqiptare komunën e Podujevës. Ai ka deklaruar se Balli Kombëtar Demokrat është duke punuar pandërprerë në shtirjen e tij në të gjithë territorin e Kosovës. Islami po ashtu ka folur edhe për gjendjen në Kosovë dhe periudhën e luftës.

“Bota sot”: Z. Islami, në zgjedhjet e 22 tetorit arritët të hyni në asamblenë komunale të Besianës, a mund të na thoni se si e vlerësoni këtë rezultat?

Gazmend Islami: Balli Kombëtar Demokrat-ja arriti ta këthejë në Kuvendin Komunal të Podujevës, zërin e Nacionalizmës shqiptare. Më duhet ta përmendi një fakt  , si parti parlamentare arritëm më shumë mund dhe sakrificë të regjistrohemi në KQZ; prandaj, duke e marrë parasyshë kohen shumë të shkurtër OBKD-ja bëri hapin e parë gjikant dhe të dali në opinion si një zë i shqiptarizmes...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat