Retorika e dështuar e Serbisë për njohjet e Kosovës

Politika

Retorika e dështuar e Serbisë për njohjet e Kosovës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 nëntor 2017 Në ora: 19:34
ilustrim

“Serbia politike që tani e ka të qartë se Kosova është shtet dhe nga shtetësia nuk ka kthim prapa. Retorika është diçka tjetër, por ajo do të ndryshojë gradualisht. Të mos harrojmë se mesazhet e ndihmës-sekretarit amerikan Hoyt Brian Yee të cilat ia tha presidentit serb, lidhur me integritetin dhe sovranitetin e Kosovës janë mjaft të qarta”, është shprehur Mentor Tahiri.

Veprimet e fundit i Serbisë me një fushatë të ashpër mediale dhe politike kundër shtetësisë së Kosovës dhe trysninë që po bënë në shtetet që Kosovën e kanë njohur tregojnë se shteti serb po vepron më ashpër se asnjëherë tjetër.

Shteti serb dhe mediat qeveritare atje kanë realizuar dokumentare dhe po vazhdojnë të bëjnë fushatë të ashpër kundër Pavarësisë se Kosovës e sidomos me tërheqjen e njohjeve që ata thonë se i posedojnë dhe propaganda që edhe dy shtete tjera do të tërheqin njohjen pas shtetit të Surinamit.

Se cili është plani dhe veprimet qe Shteti i Kosovës  i ndërmerre që të ndal në një formë këtë fushatë kundër saj dhe politikat që Serbia vazhdimisht i bën në dëm të shtetësisë së Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat