Kosova të dëshmojë ekzistencën si shtet karshi Serbisë

Politika

Kosova të dëshmojë ekzistencën si shtet karshi Serbisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 nëntor 2017 Në ora: 19:46
Foto arkiv, bisedimet në Bruksel

“Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombarisht, prandaj si i tillë  duhet ecur tutje. Ecja e Kosovës drejt së ardhmes nënkupton luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, miratimin e demarkacionit si dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane që për objektiv kanë normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe si epilog të ketë njohjen e ndërsjellë shtetërore”, ka thënë Sami Blakaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ditë më parë ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm serb Ivica Daciq, i cili ka thënë se duhet të organizohet një konferencë e re ndërkombëtare ku do të merrnin pjesë BE-ja, ShBA-ja dhe Rusia për ta gjetur një zgjidhje për Kosovën .

Ai, përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Serbia historikisht nuk e ka pranuar zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, dhe asnjëherë nuk i ka pranuar zgjidhjet e negociuara ndërkombëtarisht.

Hoxhaj po ashtu ka thënë që një konferencë e re ndërkombëtare është e panevojshme, pasi që sipas tij dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore për normalizim të plotë dhe njohje të ndërsjellët.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat