“Prokurorët dhe gjyqtarët serbë i ka emëruar Vuqiçi, nuk janë betuar para Thaçit”

Politika

“Prokurorët dhe gjyqtarët serbë i ka emëruar Vuqiçi, nuk janë betuar para Thaçit”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 9 nëntor 2017 Në ora: 14:23
"Betimi" i prokurorëve dhe gjyqtarëve të serbë para Presidentit Thaçi

Më 24 tetor, 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë nga komunitetet jo shumice, kryesisht të përkatësisë serbe nga veriu i Kosovës kishin bërë betimin para Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për integrimin e gjyqësorit në veri që ndërlidhet me zbatimin e Marrëveshjen për Drejtësi, të arritur në Bruksel, më 10 shkurt 2015, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Se si janë betuar këta gjyqtarë dhe prokurorë serbë dhe a janë respektuar ligjet dhe Kushtetuta e Republikës vazhdon të mbetet një enigmë e madhe ani pse presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar i bindur se ata janë betuar në bazë të Republikës dhe si gjithë gjyqtaret dhe prokuroret tjerë të shtetit të Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

Analisti Faton Mehmeti në lidhje më këtë ka deklaruar se t'i besosh Hashim Thaçit duhet të jesh shumë naiv.

“S’ka koment se Thaçi ka gënjyer për prokuroret serb, ata nuk janë betuar para Thaçit dhe as nuk i njohin stemat dhe shtetin e Kosovës. Prokuroret dhe gjyqtaret serb i ka emëruar Vucici dhe janë betuar para Vucicit, ndërsa  Thaçi vetëm e ka  bëre aminin. Vuçiçi qysh në Bruksel ka kërkuar që ai do i përzgjedh gjyqtaret dhe prokuroret serb dhe Thaçi është pajtuar, kjo është marrëveshje e fshehtë në Bruksel. Prandaj s’ka asgjë për tu habitur këtu, përveç disave që  ende besojnë tek Thaçi. Kjo dëshmon çfarë lidershipi ka përfaqësuar Kosovën ne bisedime  në Bruksel, dhe demet që Thaçi i ka sjellë  Kosovës në Bruksel do të dalin në pah qysh më vonë. Kosova edhe 50 vjet do i vuaj dëmet qe Thaçi i ka shkaktuar në Bruksel dhe më keqqeverisjen  e tij si kryeministër” ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat