Takimet e Rama- Vuçiq, analisti politik tregon arsyet e takimeve

Politika

Takimet e Rama- Vuçiq, analisti politik tregon arsyet e takimeve

Nga: Naile Ejupi Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 15:57
Rama- Vuçiq

Takimet në mes të  Kryeministrit shqiptar dhe Presidentit serb shpesh herë nuk janë bërë publike.

Sipas raportimeve që bëheshin nga burimet mediatike, objekt diskutimi i presidentëve është Kosova dhe kufijtë e saj me Serbinë, ndërsa analistët politikë kanë thënë për “Bota sot” se Rama nuk ka drejt të bisedojë me Serbinë për Kosovën.

Analisti Rexhep Shahu, është shprehur se nuk mund t’i lejohet Ramës të flasë, të nënshkruaj apo të bëjë ndonjë gjë për Kosovën, sepse për atë ka kush flet.

Sipas Shahut, shumë vonë mund t’i vijë radha Ramës të vendos për Kosovën, gjersa shton se ai dëshiron ta marrë çertifikatën e politikanit emancipues evropian, prandaj takohen me Vuçiqin.

Image
Rexhep Shahu

“Mund të ndodhë çdo e pandodhur, por kurrë nuk besoj se mund t’i lejohet Edi Ramës  të flasë,  të nënshkruajë  apo të bëjë ndonjë  gjë  për Kosovën. Për Kosovën ka kush flet, ka drejtuesit e saj. E,  pas tyre Kosova ka miqtë e saj që e çliruan. Vonë shumë vonë mund t’i vije radha Edi Ramës të vendosë  për Kosovën,  pasi të mbijë bari mbi varrin e gjithë  burrave e grave të Kosovës.  Unë  besoj se Rama takohet me Vuçiq për të fituar çertifikatën e politikanit emancipues evropian”, ka pohuar Shahu.

Ditë më parë në media është raportuar se Rama takohet me Vuçiqin për të “përcaktuar” kufinjtë, që disa pjesë t’i kthehen Kosovës, ndërsa pjesë të Kosovës (veriu) t’i jepen Serbisë, mirëpo asgjë nuk është bërë zyrtare nga këto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat