“Të fshehtat” e dialogut në Bruksel mund të hetohen nga Prokuroria

Politika

“Të fshehtat” e dialogut në Bruksel mund të hetohen nga Prokuroria

?Arben Sylejmani Nga ?Arben Sylejmani Më 9 nëntor 2017 Në ora: 20:39
Thaç, Mogerini dhe Vuçiq

Lëvizja Vetëvendosje shumë shpejt do të përpiloj draftimin e një teksti për themelimin e një komisioni hetimor për të hetuar procesin gjashtë vjetor të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Në këtë subjekt politik shprehen optimistë se ata do të sigurojnë votat e mjaftueshme nga ana e deputetëve të LDK-së dhe të ndonjë deputeti tjetër nga partitë në pushtet për hetimin e këtij procesi të bisedimeve.

Përfaqësuesit e LDK-së thonë se ata ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga ana e Vetëvendosjes për këtë çështje, por sipas tyre dialogu me Serbinë është në interes të Kosovës.

Nga ana tjetër, njohës të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se hetimi i këtij procesi shënon një të re që i jep hapësirë prokurorisë për të hetuar marrëveshjet e fshehta dhe të dëmshme për vendin.

Haxhiu: Është koha e fundit që të hetohen bisedimet Kosovë-Serbi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e cila për herë të parë propozoj themelimin e këtij komisioni, thotë se shumë nga këto marrëveshje që janë bërë në Bruksel janë në shpërputhje të plotë me interesat e shtetit të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat