“Thaçi e dinte qëndrimin e Veselit për Specialen para se të deklarohej”

Politika

“Thaçi e dinte qëndrimin e Veselit për Specialen para se të deklarohej”

 Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 11 janar 2018 Në ora: 17:50
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vazhdojnë të jenë të “përdorur” dhe i nënshtrohen tërësisht partisë se tyre kur është fjala për ndonjë çështje të rëndësishme si ajo për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Deputetët e PDK-së kanë vartësi apsolute ndaj partisë dhe se ka pas edhe shumë raste kur ata janë detyruar të votojnë kundër apo pro ndonjë çështje pa dëshirën e tyre.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas njohësit të çështjeve juridike Muhamet Kelmendi kjo nuk do të sjell aspak përçarje të PDK-ja, pasi që sipas tij deputetet i nënshtrohen tërësisht partisë se tyre dhe se janë njerëz të varur nga partia.

“Nuk do të ketë përçarje brenda PDK-së, kjo për faktin se anëtaret përkatësisht deputetet e PDK-së, janë njerëzit e varur dhe i nënshtrohen tërësisht partisë. Të deputetet e PDK-së është një vartësi absolute. Ata nuk kanë guxim të vendosin vetë. Ketë e provuan për Gjykatën Speciale edhe në vitin 2015. Ishin ata që ishin kundër dhe kur u bë presioni nga Hashim Thaçi e pranuan ketë gjykatë”, ka thënë ai.

Sipas Kelmendit, presidenca e vendit ka qenë e njoftuar më qëndrimin e Kadri Veselit para se ky i fundit të deklarohej.

“Hashim Thaçi ka qenë për dhe prandaj kemi ketë tërheqje të Kadri Veselit për Gjykatën Speciale. Nuk është taktike po është imponim i vullnetit të SHBA-ve”, ka thënë Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat