Lajçi tregon rrezikun e vërtetë që po i kanoset Kosovës

Politika

Lajçi tregon rrezikun e vërtetë që po i kanoset Kosovës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 29 mars 2018 Në ora: 16:03
Avionët serb

Fluturimi i avionëve luftarak serb pranë kufirit të Kosovës nuk janë asgjë për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi krahasuar me rrezikun që po i kërcënohet Kosovës sipas tij me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Edhe fluturimi i avionëve ushtarak pranë kufirit në komunën e Gjilanit, është strategji e Serbisë për të futur ndjenjën e frikës ndaj shqiptarëve të Kosovës. Por, unë konsideroj se kjo nuk është asgjë kur kemi parasysh kërkesën e Serbisë për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazë të marrëveshjes së Brukselit”, thotë Lajçi për “Bota sot”.

Image
Ali Lajçi

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë në gusht të vitit 2015, nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit, të cilën Gjykata Kushtetuese konstatoi se 23 pika të kësaj marrëveshje bien ndesh me frymën kushtetuese.

Kurse, të hënën Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi ka nisur procedurat për themelimin e Asociacionit.

Zyrtarët shtetërorë u zotuan se ky institucion do të themelohet duke e zbatuar pikë për pikë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por, deputeti i Vetëvendosje, Ali Lajçi thotë se ekziston rreziku nga ky Asociacion pasi që sipas tij, ky po bëhet nga politikanët e korruptuar.

“Përderisa e korruptojnë paranë e shtetit e shumë gjëra të tjera, nuk befasohem që nëse ata bëjnë ndonjë manipulim për të themeluar Asociacionin sipas marrëveshjes së Brukselit me ndonjë ndryshim kozmetik, por që substanca mbetet ajo e njëjta”, thotë Lajci.

Ai shtoi se themelimi i këtij Asociacioni siç po e dëshiron Serbia krijon një çrregullim kushtetuese dhe juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat