Dialogu përballë kërcënimeve të Serbisë dhe thirrjeve për marrëveshje gjithëpërfshirëse

Politika

Dialogu përballë kërcënimeve të Serbisë dhe thirrjeve për marrëveshje gjithëpërfshirëse

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 29 mars 2018 Në ora: 16:57
Hashim Thaçi, Frederika Mogherini dhe Aleksander Vuciq

Dy ditë pas hyrjes në fazën e fundit të dialogut, zyrtarët serbë kanë hyrë pa leje në territorin e Kosovës, duke i “detyruar”  policët e Kosovës  të përdorin edhe forcë për largimin e serbëve dhe arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Pas arrestimit të Gjuriqit, ka reaguar ambasadori amerikan, Greg Delawie, duke shprehur shqetësimin e tij dhe duke përmendur vetëm dialogun si alternativë.  “Shumë i shqetësuar nga ngjarjet e sotme në Mitrovicë. Nuk ka alternativë për dialogun”, ka shkruar Delawie, të hënën pas arrestimit të Gjuriqit.

Kosova ka hyrë në fazën e fundit të dialogut me Serbinë, me ndërmjetësim të BE-së, e cila pret më së largu vitin tjetër të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet palëve.

Të premten është shënuar edhe takimi i parë i fazës së fundit, në mes të Presidentit Hashim Thaçi, presidentit serb Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, mirëpo nuk kishte rezultate konstruktive.

Dialogu me Serbinë, i nisur që nga viti 2011, akoma nuk ka arritur qëllimin final, normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, ndërkaq ngjarjet në Kosovën veriore veçse dëshmojnë të kundërtën.

Dy ditë pas hyrjes në fazën e fundit të dialogut, zyrtarët serbë kanë hyrë pa leje në territorin e Kosovës, duke i “detyruar”  policët e Kosovës  të përdorin edhe forcë për largimin e serbëve dhe arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Këshilltarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë, të mërkurën kanë vendosur që nëse Prishtina zyrtare dhe Perëndimi nuk e formojnë Asociacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe deri më 20 prill, atëherë këtë do ta bëjnë vetë përfaqësuesit serbë edhe me çmimin se do të arrestohen.

Pas arrestimit të Gjuriqit, ka reaguar ambasadori amerikan, Greg Delawie, duke shprehur shqetësimin e tij dhe duke përmendur vetëm dialogun si alternativë.

 “Shumë i shqetësuar nga ngjarjet e sotme në Mitrovicë. Nuk ka alternativë për dialogun”, ka shkruar Delaëie, të hënën pas arrestimit të Gjuriqit.

Image
Mazllum Baraliu

Skepticizëm për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse

Ndërkaq, analistët politikë dhe njohësit e integrimeve evropiane, janë skeptikë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në fund të vitit, apo në vitin 2019.

Analisti politik dhe njohës i kushtetutës, Mazllum Baraliu, nuk mendon se do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative juridikisht në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kosova edhe mund të pranojë ndonjë marrëveshje, por sipas Baraliut, Serbia nuk do ta pranonte.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet t’i kushtëzojnë, segmentet që dialogojnë me Serbinë.

“Bisedat që janë duke u zhvilluar tani në radhë të parë janë mjaft simptomatike dhe imponuese. Bashkimi Evropian po vazhdon të ndjek avazin e vjetër që të mos kërkojë koncenzus nga institucionet e Kosovës për të pasur një qëndrim dhe por edhe pastaj nga subjektet tjera politike jashtë apo brenda institucione, që thjesht në mënyrë segmentare t’i kushtëzojnë, të kërkojnë nga segmentet tjera që të jenë atje, kjo nuk është mirë dhe nuk duhet të lejojnë as institucionet tona, që të gjitha ata duhet të dinë se kush do t’i përfaqësojë atje, kush është edhe i legjitimuar t’i përfaqësojë atje”.

“E dyta nuk mendoj që tani këto ditë mund të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obligative juridikisht në mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos nga kjo e fundit. Kosova deri më tani çdo gjë ka pranuar nën kurriz të vetin, por Serbia nuk pranon. Nuk mendoj do të duhet kohë. Presidenti Vuçiq, ka paralajmëruar që në muajin prill, do ta shpalosë një plan të tij për një zgjidhje të pranueshme për Kosovën, por nuk mendoj se do të përfundojë gjithçka, është herët ende që të ketë shpresë dhe epilog të një marrëveshje gjithëpërfshirëse, gjatë këtyre ditëve apo javëve”, ka deklaruar Baraliu.

Kërkesa e BE-së

Serbia ka interes që ta përmbylli temën e Kosovës, sipas Baraliut, ndërkaq ai ka shtuar se nuk mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në fund të vitit 2018, apo në 2019.

“Për deri në fund të viti, nëse Serbia ka interes për të përmbyllur atë temë dhe të avancohet në proceset tjera si kadidate e BE-së, ajo mund të ketë një taktikë, por Serbia nuk e realizion. Kosova duhet paraprakisht të mos bëjë dialog me Serbinë, gjersa nuk përmbushen të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar dhe nuk janë realizuar. Serbia mund formalisht edhe të shpallë ndonjë plan siç e thashë më parë, por nuk besoj se do ta realizojë as në 2018, as në fund të viti 2018, as në 2019 pa institucione serioze. Deri tani Bashkimi Evropian, nuk ka qenë serioz, ka qenë i një anëshëm, ka qenë favorizues për Serbinë dhe dëmtues për Kosovën”, ka pohuar Baraliu.

Pas përfundimit të takimit në mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini, kjo e fundit përmes një komunikate për media ka kërkuar që urgjentisht të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, po ashtu hapja e urës mbi lumin Ibër.

 “Përfaqësuesja e Lartë theksoi rëndësinë që BE-ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit (Komunitetit të komunave me shumicë serbe), Marrëveshjen e Energjisë, si dhe të përfundojnë punimet për hapjen u Urës mbi Ibër”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Iniciativa e krerëve të shtetit

Ndërkaq, gjatë ditës së hënë, Presidenti Thaçi ka pritur në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Në këtë takim u arrit dakodrimi mes palëve që të krijohet një grup punues, i cili do të draftojë statutin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

“Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit. Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit.

Ndërkaq, njohësi i kushtetutës Mazllum Baraliu, këtë e konsideron të pazakonshme dhe jo kompetente.

Baraliu ka thënë se asociacioni është i dëmshëm dhe i papranueshëm për Kosovën.

“Për asociacion dëgjova që Presidenca ka bërë një statut, është gjëja më e pazakonshme dhe më jo kompetente do të thosha që mund të iniciohet, kjo tregon edhe më tej që përfaqësuesit tanë janë jo serioz dhe nuk e zbatojnë ligjet në fuqi edhe ato indirekte. Dhe, nuk koordionohen në mes veti dhe nuk konsolidohen në mes veti. Në radhë të parë gjëja më së paku i takon, në fakt nuk i takon fare që të bëjë statute siç është Presidenca. Nëse është koha mendoj që jo, asociacioni është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Kosovën”, ka shtuar Baraliu.

Image
Avni Mazreku

Ndërkaq, profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazreku,  ka pohuar se Kosova ka hyrë e papërgatitur në fazën e fundit dhe kritike të dialogut me Serbinë.

Sipas Mazrekut, Kosovës i mungon një ekspertizë gjithëpërfshirëse për temat që do të trajtohen në këtë proces bisedimesh me Serbinë.

“Në fakt bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë  kanë hyrë në një fazë shumë më kritike, por mendoj që janë dy dimensione që duhet të qartësohen, për publikun, përkatësisht për lexuesit.

Ne po futemi më vetëdije, apo me pavetëdije në një fazë të re të dialogut me Serbinë, duke mos qenë e përgatitur në asnjë drejtim. Pse e them nuk është e përgatitur në asnjë drejtim? Kosova po duket se nuk është e përgatitur as në niveli teknik për të dialoguar, duke i munguar një ekspertizë gjithëpërfshirëse  për temat  që do të trajtohen në këtë proces bisedimesh me Serbinë dhe më e keqja, apo më tragjikja është se Kosova po futet në disafatë me Serbinë, duke mos pasur një konponent nacional të bisedimeve me Serbinë për shkak se bisedimet me Serbinë dhe gjetja e një ose arbitër përfundimtar në mes Kosovës dhe Serbisë, është diçka që nuk i takon të dyja vendeve, por është çështje që  i takon nivelit  nacional, ka një komponent nacional”, ka deklaruar Mazreku.

Temat komplekse

Serbia është më e përgatitur në dialog, sipas Mazrekut, ndërkaq ai është sekptik për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Raportet Kosovë- Serbi, do të jetë çështja më e hapur dhe më e përmbyllur i konflikteve të Ballkanit perëndimor, sipas tij.

“Duke se Kosova dhe Serbia është më e përgatitur dhe fuqia politike e Vuçiqit që aktualisht e ka në Serbi, ia mundëson atij të ketë një koncenzus të gjerë nacional. Sa e përket afateve kohore nëse është e mundur të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, unë jam septik për arsyet që i përmenda më herët dhe për arsyet e tjera. Temat e hapura dhe të pambyllura me Serbinë, janë tema mjaft komplekse, por janë tema që të paktën e mbajnë peng zhvillimet për tej raportet Kosovë- Serbi, janë zhvillime cilat kanë të bëjnë me margjinalizimin e rolit të Rusisë në tërësi në rajon, duke i të margjinalizuara në tërësi. Raporti Kosovë- Serbi, duket të jetë çështja më e hapur dhe më e pa mbyllur i konflikteve të Ballkanit perëndimor”, ka shtuar Mazreku.

Image
Sami Blakaj

Ndërsa, Sami Blakaj njohës i integrimeve evropiane, ka kërkuar kujdes nga ana e Kosovës në fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, Kosova duhet të ketë vëmendje, jo vetëm arritjes së marrëveshjeve, por edhe afatizimit kohor të zbatueshmërisë së tyre.

“Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme për fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë dhe duhet të ketë vëmendje në kujdesin nga koncesionet që e rrezikojnë sovranitetin e Kosovës. Dialogu duhet të udhëhiqet mbi një platëformë të qartë politike dhe për epilog të ketë njohjen reciproke. Gjithashtu vëmendje të posaçme duhet kushtuar jo vetëm arritjes së marrëveshjeve, por edhe afatizimit kohor të zbatueshmërisë së tyre. Të gjithë jemi dëshmitarë që një pjesë e mirë e marrëveshjeve kanë ngecur në zbatim për shkak se pala serbe po vazhdon me avazin e vjetër dhe këtu natyrisht që presioni duhet të jetë më i madh nga BE mbi Serbinë. Nuk ka asnjë kuptim logjik, politik dhe diplomatik që negociatat të vazhdojnë për tema të reja, nëse paraprakisht nuk jetësohen temat e negociuara dhe të dakorduara ndërmjet palëve”, është shprehur Blakaj.

Të respektohet vendimi i kushtetueses

Përkundër, thirrjes së Vuçiqit dhe përfaqësuese së BE-së, Federica Mogherini që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave serbe, Blakaj thotë se kjo asociacion duhet të bëhen në respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“ Ndërsa lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Kosova ka vetëm një rrugë që duhet ndjekur dhe ajo është respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rrjedhimisht të zbatojë me përpikëri vendimin e Kushtetueses në fazat që ndërlidhen me hartimin e Statutit dhe të Dekretit të Asociacionit. Barazia para ligjit, të Drejtat dhe Liritë Themelore, të drejtat e Komuniteteve dhe pjesëtarëve te tyre janë disa nga kapitujt që duhet ndryshuar në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duke plotësuar standardet kushtetuese”, ka përfunduar Blakaj.

Dialogu Kosovë-Serbi për përmirësimin e raporteve ka filluar në vitin 2011, ndërsa, marrëveshja  formale u nënshkrua me 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daqic. Kjo marrëveshje përmbante 15 pika, ku ndër më të rëndësishmet cilësohej krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shuarja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat