Aeroplanët serb shkaktojnë pasiguri tek shqiptarët në Kosovën Lindore

Politika

Aeroplanët serb shkaktojnë pasiguri tek shqiptarët në Kosovën Lindore

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 mars 2018 Në ora: 21:16
Aeroplani ushtarak i Serbisë

Publicisti Refik Hasani ka folur për “Bota sot” rreth aeroplanëve ushtarak të cilët kanë fluturuar mbi vendbanime  e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ai ka thënë se Medvegja, Bujanoci dhe Presheva janë shndërruar në një poligon të vërtet ushtarak dhe ngjartjet e tilla kanë krijuar frikë tek popullata shqiptare.

Image
Refik Hasani

“Situata në Medvegjë, Bujanoc dhe veçmas në Preshevë është tejet e tensionuar pasi avionët ushtarak të Ushtrisë Serbe kanë fluturuar shumë ulët mbi vendbanime dhe lokalitet të kësaj Komune. Këto krijojnë frikë, pasiguri të madhe në popullatën shqiptare e veçmas lënë pasoja të frikës tek  fëmijët. Kështu me këtë prezencë ushtarake, dhe më këtë arsenal të madh ushtarak jashtë kazermave duke e ekspozuar do të zbrazët kjo Krahinë nga shqiptarët-ky është një diskriminim tipik. Krijimi i zhurmës pasi aq ulët kanë fluturuar dhe disa herë janë parë e kjo ndikon që janë afruar fare Kosovës afër   edhe Maqedonisë krejt afër trekëndëshit Preshevë-Kumanovë-Gjilan. Arsenali ushtarak do të duhej të kthehej nëpër kazerma. Me dhjetëra herë në shkrimet tona dhe publik e kemi quajtur që kjo krahinë është bërë një poligon i vërtet ushtarak e kjo po vërtetohet edhe sot me fluturimin e avionëve ushtarak”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Hasani ka shtuar se në këtë situata Qeveria e Serbisë po hakmerret për arrestimin e drejtorit të ashtuquajtur të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Hakmarrje kanë kërkuar edhe një së instanca në Serbi e që kjo po vërehet sot në tri komuna e banuara me shumicë shqiptare.  Ne edhe më herët kemi kërkuar dhe këmbëngulim që forca policore dhe ushtarake të mbikëqyrin këtë rajon të trazuar duke përfshirë edhe KFOR-in. Diplomacia ndërkombëtare do të duhej më aktive duke përcjellë në mënyrën e vazhdueshme-duke qen të vendosura  por edhe Prishtina dhe Tirana zyrtare”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat