Sfida e radhës e kryeministrit Haradinaj

Politika

Sfida e radhës e kryeministrit Haradinaj

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 29 mars 2018 Në ora: 22:11
Ramush Haradinaj

Dy interpelancat e radhës të kërkuara nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë sfiduese për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

I pari i ekzekutivit duhet të raportojë para deputetëve për faturat e larta të energjisë elektrike, kontratën e lidhur me Countour Global si dhe krimin e organizuar dhe korrupsionin brenda institucioneve.

Ngjashëm me kryeministrin do të sfidohet edhe ministrisë i Shëndetësisë, Uran Ismaili pasi që edhe ai duhet të raportojë para deputetëve mbi sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private.

Në kushte normale ky raportim i krerëve të ekzekutivit do të kalonte pa asnjë problem, sepse pas përfundimit të debatit propozimet e opozitës mund të hedhen poshtë përmes votës së shumicës së deputetëve të koalicionit qeverisës.

Por, dorëheqja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës pas arrestimit të zyrtarit Serb, Marko Gjuriq nga ana e policisë, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës ka krijuar në vakum institucional.

Për faktin se ekzekutivi nuk e ka më shumicën minimale prej 61 votave për të miratuar ligje dhe vendim që janë jetik për mbijetesën e Qeverisë.

Aktualisht, partitë e koalicionit PANA, kanë vetëm 53 deputetët në Kuvend. Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Grupi i Pavarur i Deputetëve kanë gjithsej 58 sosh.

Kështu që ekzekutivi duke mos pasur shumicën e ulëseve në parlament, partitë opozitare e kanë mundësinë për të miratuar rekomandimet që ata i propozojnë.

Nga ana tjetër, miratimi i propozimeve të opozitës në Kuvend e vënë në vështirësi Qeverinë, kur është në pyetje sidomos kontrata e lidhur me kompaninë, Countour Global.

Për faktin se kjo kontratë u nënshkrua me 22 dhjetor, me vlerë rreth një 1 miliardë euro, kurse publikimi i saj u bë me 19 janar të këtij viti pas një presioni të fuqishëm nga ana e partive politike, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave.

Vonesën për publikimin e kësaj kontrate, ekzekutivi e arsyetonte me faktin se duhej të përfundonin disa çështje të vogla teknike.

Pikërisht këtu sipas shoqërisë civile qëndron dyshimi, për faktin se Qeveria ka nënshkruar këtë kontratë me vlerën prej një miliardë euro pa i përfunduar të gjitha çështjet teknike.

Sfiduese për Haradinajn, do të jetë edhe raportimi sa i përket luftimit të korrupsionit brenda institucioneve të shtetit, kur dihet se ekzekutivi i tij nuk ka treguar se ka luftuar mjaftueshëm këtë fenomen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat