Avokati Tomë Gashi flet për deportimin e 6 “gylenistëve”, tregon se kush duhet të shkarkohet

Politika

Avokati Tomë Gashi flet për deportimin e 6 “gylenistëve”, tregon se kush duhet të shkarkohet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 30 mars 2018 Në ora: 15:36
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka shpjeguar se si institucionet e Kosovës kanë bërë shkelje ligjore vendore dhe ndërkombëtare me arrestimin e më pas deportimin e menjëhershëm në Turqi të 6 shtetaseve turk me leje qëndrimi në Kosovë, të cilët Turqia i konsideron si pjesëtarë të organizatës FETO.

“Duke pas parasysh pasojat që janë aq të mëdha në shkeljen e ligjeve vendore dhe ndërkombëtare në ketë rast askush nuk duhet të jap dorëheqje, por të gjithë që kanë përgjegjësi duhet të shkarkohen nga postet dhe detyrat që i kanë në të gjitha institucionet përgjegjëse”, ka thënë Gashi.

I pyetur për procedurën e revokimit të lejes së qëndrimit, se a ka pasur ndonjë shkelje, avokati Tomë Gashi deklaroi se Kosova ka vepruar sikur në shekullin e 15-të.

“Shteti i Kosovës e garanton sigurinë juridike si dhe në këtë rast edhe sigurinë fizike të shtetasve turq, pasi ata kanë të drejta ligjore dhe nëse vie në një situatë të tillë atyre duhet t’iu shpjegohet se për çfarë arsye kinse ata paraqesin rrezikshmëri për shtetin e Kosovës. Shtetasit turq sipas Gashit do të duheshin t’i shtjerrin të gjitha mjetet juridike para se ata të dëbohen apo ekstradohen. Kosova në këtë rast ka vepruar sikur në shekullin e 15të ku nuk respektohet asnjë e drejtë njerëzore, dhe thjeshtë ka përdorur Policinë e Kosovës për t’i prangosur ata të cilët u kanë dhënë mësim edhe disa prej fëmijëve të udhëheqësve të shtetit të Kosovës, njëri prej tyre edhe djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi”, ka thënë për “Bota sot” avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat