“Hashim Thaçi, njeriu i skenarëve të fëlliqura e të rrezikshme"

Politika

“Hashim Thaçi, njeriu i skenarëve të fëlliqura e të rrezikshme"

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 30 mars 2018 Në ora: 16:38
Hashim Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku ka komentuar arrestimin e 6 personave të nacionalitetit turk të cilët u arrestuan mëngjesin e së enjtes nga Policia e Kosovës, e më pas brenda pak orësh u depërtuan në Turqi.

Millaku në një prononcim për “Bota sot”, ka kërkuar edhe shkarkimin edhe të drejtorit të policisë së Kosovës.

Image
Drita Millaku

“Arrestimi i personave nga Policia e Kosovës tregon më së miri tregon gjendjen e shtetit tonë ku vendimet merren edhe kur dihen se ato janë të dëmshme por nuk merret autorësia. Asnjëherë me qartë nuk është treguar se Hashim Thaçi është e keqja më e madhe e Kosovës. Asnjëherë më qartë nuk është treguar se kjo qeveri është kot dhe duhet të shkojë për të mos u përsërit kurrë. Si është e mundur të shkarkohet ministri i punëve të brendshme e drejtori i AKI-së e të mos shkarkohet drejtori i policisë. Por pyetja është kush duhet ta shkarkojë Hashm Thaçin- njeriu i skenarëve të fëlliqura dhe të rrezikshme”, ka përfunduar Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat