“Flamur Sefaj dhe Driton Gashi janë viktima të spektakleve të Hashim Thaçit”

Politika

“Flamur Sefaj dhe Driton Gashi janë viktima të spektakleve të Hashim Thaçit”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 mars 2018 Në ora: 17:54
Hashim Thaçi

Qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, pas arrestimit dhe depërtimit të gjashtë turqve, me akuzën se janë gylenistë.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi  ka thënë se Sefaj dhe Gashi janë viktimë të spektakleve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se e quan të pa ndershme shkarkimin e tyre.

“Flamur Sefaj dhe Driton Gashi janë viktima të spektakleve të Hashim Thaçit. Ata nuk do të kishin vepruar pa urdhra të dikujt, e sidomos pa urdhrat e Thaçit. Prandaj, është e pandershme shkarkimi i tyre nga ana e kryeministrit Haradinaj”, ka deklaruar ai.

Për më tepër, Krasniqi  ka thënë  se presidentit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i mbetet vetëm që të largohet nga ky koalicion qeverisës nëse shkarkohet Sefaj.

“Nëse z. Sefaj shkarkohet, atëherë z. Pacollit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të largohet nga ky koalicion dhe vendi të shkojë në zgjedhje, edhe pse mbajtja e zgjedhjeve do të na dëmtonte shumë, kur liberalizimi i vizave është në fazën finale!”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat