Lista Serbe, “shpëton” Haradinajn nga mocioni?

Politika

Lista Serbe, “shpëton” Haradinajn nga mocioni?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 30 mars 2018 Në ora: 21:39
Ramush Haradinaj

Që nga votimi i Demarkacionit më Malin e zi në Kuvendin e Kosovës, politika në vend ka marrë një kaheje tjetër.

Po ashtu, ditë më parë largimin nga koalicionin Qeverisës e ka dekalruar edhe Lista Serbe. Si duket Qeveria e Kosovës nuk mund të qëndrojë në “binar”, pasi që edhe opozita mund të ngrit një mocion për shkarkimin e Qeverisë. Por sa mund të ndodhë një gjë e tillë?

Lidhur me këtë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës,  Imet Rrahmani  ka thënë për “Bota sot”, se vendimin për të ndritur një mocion për rrëzimin e Qeverisë  duhet ta marrin organet e larat të partisë.

Image
Imet Rrahmani

“Vendimin për ngritjen ose jo të një mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj e marrin organet më të larta të partisë kuptohet bashkë me deputetët e LDK-së.  LDK është e fokusuar maksimalisht gjithherë dhe  do të ndjek rrugën e cila është më e mirë për Kosovën në këto rrethana aspak normale dhe aspak pozitive të shkaktuara nga qeverisja e gabuar e vendit. Ky koalicion edhe sikur opozita të mos jetë e gatshme tash me ngrit mocion pothuajse nuk ka shans të mos shkoj drejt vetshpërbërjes”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Vendi drejt një qeverie teknike

Image
Gurakuq Kuqi

Kurse, politologu Gurakuq Kuqi ka deklaruar se mocioni nuk i duhet vendit në këto momente dhe se opozita mund të organizojë një gjë të tillë, por duhet t`i ketë votat.

“Një mocion për rrëzimin e Qeverisë në këto momente duke shfrytëzuar kurthet e Beogradit dhe Moskës, do të ishte veprim që nuk i duhet aspak Kosovës dhe do ishte realizim i politikës tendencioze të Serbisë me Listën Serbe “përçaj dhe sundo. Opozita sigurisht që mundet kurdo sipas rregullores të organizoj mocion për rrëzimin e Qeverisë, edhe në këtë situatë mundet, por prapë lind pyetja a i kanë 61 vota dhe sa etike është shfrytëzimi i kësaj situate. Sidoqoftë, kemi deklarata nga të gjitha grupet opozitare që nuk e përkrahin një mocion për rrëzimin e Qeverisë nga mungesa dhe situata e krijuar me Listën Serbe, gjë që tregon një karakter unik kundrejt tendencës përçarëse nga ana e Serbisë”,  ka theksuar Kuqi.

Për më tepër, ai ka shtuar se ka gjasa që vendi mund të gjendet para një situatë të vështirë dhe të shkojë drejt një qeverie teknike për tu përballur me unitet të plotë me situatën e tanishme dhe fërkimet e ashpra.

“Sidoqoftë, një situatë e ngjashme ishte edhe futja e trenit ilegal me mbishkrime nacionaliste nga ana e Serbisë në Kosovë gjatë qeverisjes Mustafa, dhe një situatë e ngjashme u krijua prapë me Listën Serbe gjë që nuk solli rrëzimin e qeverisë, por përkundrazi prapë u krijua një lloj uniteti. Shpresoj dhe uroj që situatat e tilla të jenë një vetëdijesim për klasën politike dhe shtetin e Kosovës dhe që Kosova mos të krijojë më situata si kjo me Gjuriqin së fundi, pasi hyrjet e tilla ilegale duhet të ndalohen që në kufi dhe të shtrihet sovraniteti i plotë. Çështja me hyrjen ilegale të Gjuriqit është një provokim dhe një tendencë të ndryshoj politikën, gjë që është normale nëse bëhet nga Serbia, por nëse dikush nga pala shqiptare është përfshirë me vetëdije, atëherë është tradhti”, ka shtuar Kuqi  për “Bota sot”.

Nuk është koha për zgjedhje

Image
Faik Krasniqi

Ndërkaq, analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se  nuk është koha për t`u mbajtur zgjedhjet pasi që mund të zvarritet liberalizimi e vizave.

“Në këtë kohë nuk është mirë që të mbahen zgjedhjet, sepse nuk është në interesin shtetëror të Kosovës, por as për qytetaret për shkak se zgjedhjet e zvarrisin akoma më shumë liberalizimin e vizave. Kosovës i duhet një unfikim të spektrit politik shqiptare, për t'u përballur me agresionin serb nga Beogradi”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka potencuar se  opozita duhet të mbështesë votimin e ligjeve dhe pasi që të përfundojnë çështje të rëndësishme për vendin koha ideale për të shkruar në zgjedhje të jashtëzakonshme  në pranverën e viti të ardhshëm.

“Opozita duhet ta mbështes pozitën në votimin e ligjeve, kurse Hashim Thaçin mos ta lejojnë me t'i udhëheq bisedimet me Serbinë, sepse atij njeriu thjesht nuk i besohet në pazaret e tij të fshehta me Vuçiqin. Pasi te përfundojnë disa çështje si liberalizimi i vizave, themelimi i Asociacionit sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatën Speciale, në pranverën e 2019 do të ishte kohë ideale për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka përfunduar  Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat