Flasin nga AAK: Nuk është momenti që të shkojmë në zgjedhje

Politika

Flasin nga AAK: Nuk është momenti që të shkojmë në zgjedhje

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 31 mars 2018 Në ora: 19:16
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Përplasjet e vazhdueshme në mes krerëve të institucioneve akumulojnë një përfundim se qeveria aktuale nuk po i kalon momentet më të mira.

E lidhur me këtë çështje, janë shtuar edhe zërat që tregojnë se vendi së shpejt do të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Time Kadrijaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se nuk ka mosmarrëveshje në mes partnerëve të qeverisë. Sipas saj, nuk është momenti i duhur që vendi të shkojë në zgjedhje.

Image
Time Kadrijaj

“Nuk ka mosmarrëveshje në mes koalicionit aktual edhe pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur. Haradinaj ka ndërmarrë hapa duke shkarkuar ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtorin e AKI-së. Ju e dini që dje e kemi pasur një seancë plenare dhe kemi votuar shumë ligje që kanë të bëjnë me agjendën evropiane dhe nuk ka ndonjë shenjë për koalicionin që tregon se nuk është duke funksionuar. Koalicioni është duke funksionuar mirë dhe mendojmë se nuk është momenti i duhur që ne të shkojmë në zgjedhje. Në këtë momentum nuk është momenti që të kemi zgjedhje”, tha deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj për “Bota sot”.

Ndërkohë, kujtojmë se krerët e shtetit kishin pasur ditën e djeshme një takim në një nga restorantet e Prishtinës. Nga aty mediat raportuan se takimi ishte goxha i "nxehtë" me përplasje dhe me akuza e kundër akuza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat