Lajçi: Akuzat e Thaçit ndaj VV-së, tentim për shpërqendrim nga skandalet aktuale

Politika

Lajçi: Akuzat e Thaçit ndaj VV-së, tentim për shpërqendrim nga skandalet aktuale

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 31 mars 2018 Në ora: 21:10
Ali Lajçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një deklaratë para medieve, akuzoi Vetëvendosjen duke thënë së është financuar nga Turqia dhe Irani.

E këto deklarata të Thaçit, i komenton për “Bota sot” deputeti i Vetëvendosjes, Ali Lajçi.

Ai thotë se këto janë vetëm paragjykime të Thaçit dhe ai po tenton që ta shpërqendrojë vëmendjen nga skandalet aktuale që po ndodhin në Kosovë.

“Ato janë paragjykime për shkak të bilancit. Thaçi duhet t’i shikoj për momentin skandalet aktuale që janë duke ndodhur në Kosovë, e të mos merret me paragjykime. Krejt këto bëhet për shpërqendrim nga këto veprime skandaloze që janë duke ndodhur në institucionet e Kosovës d.m.th me i spostu këto ngjarje dhe për të krijuar tema të reja. Mendoj që duhet të merret me këto aktualitete sepse me të vërtetë janë të rëndësishme dhe serioze dhe preket sistemi kushtetues dhe ligjor në përgjithësi” – tha Lajçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat