Naser Osmani i kundërpërgjigjet Kadri Veselit

Politika

Naser Osmani i kundërpërgjigjet Kadri Veselit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 1 prill 2018 Në ora: 21:03
Kadri Veseli dhe Naser Osmani

Zhvillimet e fundit në vend si dhe dalja e Listës Serbe nga qeveria Haradinaj ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje.

E lidhur me propozimin e subjektit më të madh opozitar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk po  e sheh shumë serioze kërkesën për të shkuar në zgjedhje. Sipas Veselit, kjo është vetëm një thirrje për të përfituar politikisht.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani, në një prononcim për “Bota sot” tha se situata në Kosovë, e krijuar pas ngjarjeve të fundit është më së serioze për të shkuar në zgjedhje dhe për të ardhur një qeveri kredibile.

Sipas Osmanit, partnerët e koalicionit aktual e kanë degraduar çdo vlerë të Kosovës, sidomos, sipas deputetit të LDK-së, në kohën e proceseve të integrimit.

“Çdo zgjedhje është politike. Edhe situata në Kosovë e krijuar pas këtyre ngjarjeve të fundit është më së serioze për të shkuar në zgjedhje sa më parë, për të ardhur një qeveri kredibile, sepse kjo qeverisja e tashme, e partnerëve të koalicionit e kanë degraduar çdo vlerë të Kosovës, sidomos në kohën e proceseve të integrimit e sidomos të liberalizimit, kur ne kemi bërë një hap progresivë në këtë drejtim si LDK”, tha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani për “Bota sot”.

Ndërkohë, pritet që LDK-ja së shpejti të vendos edhe për pikat me të cilat do të prezantohet në ofertë, e që për synim ka të shndërrohet në marrëveshje të përbashkët për t’i dhënë vendin një datë për zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat