A po shkon Ballkani drejt një konflikti të ri?

Politika

A po shkon Ballkani drejt një konflikti të ri?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 2 prill 2018 Në ora: 11:00
Policia e Kosovës

Gadishulli Ballkanik është një vatër mjaft diskutabile sa i përket mundësisë për luftërave të reja në mes popujve. Shikuar edhe nga aspekti historik, në Ballkan asgjë nuk është befasi, dhe në çdo moment mund të jetë qendër e konflikteve.

Acarimi i kohëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte krye temë, derisa lufta ishte gjithashtu fjalë, e cila u përmend mjaft shumë nga liderët shqiptarë dhe ata serb. Të gjitha këto, erdhën pas arrestimit që së fundi iu bë zyrtarit serb, Marko Gjuriq në Mitrovicën Veriore, arrestim  ky që erdhi pasi ky i fundit kishte hyrë pa lejen e autoriteteve. Menjëherë pas këtij veprimi plasuan deklaratat e ndryshme, së pari nga Serbia duke akuzuar e kërcënuar, madje presidenti i Serbisë Aleksander Vuqiq, zhvilloi edhe një bisede telefonike me Rusinë apo siç njihet ndryshe mikun e Serbisë, paraprakisht me presidentin Vladimir Putin.

Mirëpo, a po shkon Ballkani drejt një konflikti të ri, pas tensioneve të fundit? Flasin njohës të çështjeve të sigurisë.

Ballkani- Qendër e Konflikteve

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se derisa vendit tonë nuk i kthehen trojet e vërteta të cilat i kanë takuar, nuk do të ketë rehati të përhershme.

“Në Ballkan asgjë nuk është befasi, në çdo kohë sikur tash edhe në të kaluarën gjithnjë Ballkani ka qenë qendër e mundshme e konflikteve. Krejt kjo situate është e ndërlidhur me të kaluarën historike kur nga ajo që ishte Iliria, u shndërrua në Ballkan, me ndërhyrjen dhe falsifikimet e dhunshme që iu bënë Ilirides, nga të fortit e atyre kohërave sikur që ishte Turqia e më vonë nga të fortit tjerë të Evropës, sikur që i cunguan trojet tona copë me copë, dhe tani paraqiten këto kriza të konflikteve luftarake, sepse populli i ynë si populli ma i madhe si pasardhës të Ilirve, kanë mbetur nëpër shtete të ndryshme të Ballkanit të tanishëm, mbasi të fortit e atyre kohërave kështu kanë dashur. Dhe për me i arrite qëllimet e veta të krijimeve të  shteteve të Ballkanit, popullin tonë shqiptar e kanë shndërrua në pakicë, dhe duke bërë presione në ta, edhe ia kanë ndryshuar përkatësin kombëtare dhe fetë e tyre. Prandaj, është e kuptueshme se këtu deri sa nuk zgjidhet fati përfundimtar i kombit tonë, dhe ti kthehen ato troje të vërteta të cilat ju takojnë kombit tonë, këtu nuk do të ketë rehati të përhershme. Konfliktet ndër shtetërore në këto vende ndodhin, por ato nuk janë në përmasa të mëdha. Luftërat në Ballkan ndodhin kur dëshirojnë të mëdhenjtë e botës për qëllimet e tyre. Një shtet si Jugosllavia që ishte, dhe nga fillimi i jetësimit të këtij shteti nga të fortit sikur që e thash, është vërejtur se ishte gabim në ndërtimin e këtij shteti, se u shpiken kombe inegzistente sikur të Bosnjës dhe Hercegovinës të Maqedonisë, Malit të Zi etj. Iu copëtuan shumë pjesë Shqipërisë nga Buna e deri te Kotori e pse jo edhe i terë Mali i Zi që dikur i takonin Shqipërisë, ashtu si pjesët tjera sikur Kosova e Maqedonia, Shkupi dikur ishte qyteti më i madhe shqiptar, e mos të harrojmë se i tërë Ballkani deri të Italia dhe Gjermania dikur ishin vende Ilire.

Tutje Ternava, ka deklaruar se luftë në Ballkan mund të bëhet vetëm nëse urdhërojnë “të fortit”.

“Në këtë Ish Jugosllavi populli shqiptar e zinte vendin e tretë nga madhësia e kombeve, por edhe që ishin 6 republika, shqiptarët nuk e kishin Republikën e vetë, dhe është e kuptueshme se kjo mangësi e këtij shteti i ka prodhuar efektet e saja negative dhe nuk ka pasur qare pa ardhur deri te shkapërderdhja e sajë. Meqë gjendja në tërësi nuk është e rregulluar, dhe ne Ballkan sot jetojnë shtete të ndryshme të përziera, ku nga shumë ato shtete banor të saj janë edhe numër i madhe i popullatës shqiptarë si numër heterogjen e që nuk i gëzojnë të drejtat e veta sikur kombet tjera, gjithnjë paraqitet rreziku i shpërthimit të konflikteve në përmasa të mëdha që munde të përfshihen shumë shtete të këtij regjioni. Tani është e kuptueshme se të fortit e botës i bëjnë planet e tyre për qëllime të tyre dhe interesave profitabile të tyre, dhe kur e vlerësojnë se duhet të ndodhin luftërat në Ballkan ata i kontribuojnë shkakut për luftë. Pa u pajtuar të fortit e botës lufta nuk mund me ndodhur. Për me fillua lufta, të fortit më parë e dinë se kush ka me e fitua atë luftë, se vete i ndihmojnë fituesit. Nga luftërat tani janë të lodhur te gjitha kombet e Ballkanit, dhe nuk mund të ndodhë luftë e re, përpos sikur që e thash nëse të fortit vendosin me u bë lufta” ka përfunduar Tërnava.

Serbia mund ta nxis Luftën e Tretë Botërore

Image
Avni Islami

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se qëllimi kryesor i Rusisë është që të dal në detit Adriatik përmes Ballkanit.

“Jo vetëm tash në këtë kohë kur mendimet e nacionalizmit po vlojë në Ballkan, por edhe me  qindra vite më parë zona e Ballkanit jo rastësisht shquhet si ”fuqi baruti” jo për shkak se ka kontradikta të mëdha në mes popujve, po se fuqitë e mëdha janë ato që e diktojnë edhe politikën e shteteve të vogla, kësi lloji duke e pasur parasysh se kohëve të fundit Rusia është në një ofensivë diplomatike por edhe në heshtje përmes shërbimeve inteligjent  është duke u përpjekur që ta shtri aktivitetin e vetë në Ballkan e që përmes Ballkanit të ketë më tepër influencë në Evropë, e pse jo edhe në të ardhmen që të bëjë stacionimin e trupave të veta. Nëse Serbia të vetmin aleat të besueshme e ka Rusinë, ajo përmes Rusisë është duke u përpjekur që ta shtrijë aktivitetin e vetë dhe në një fare forme të ketë ndikim jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Pra me qindra vite në tendencën e saj Rusia gjithmonë ka dashure që të dal në detin, Adriatik përmes Ballkanit  në mënyrë që të ketë ndikim të madh në Evropë. I ka pre rrënjët “duke e izoluar së pari shtetin e Serbisë në aspekt tokësorë, për arsye se Serbia nuk mund të ketë lidhje tokësorë për arsye se është e rrethuar nga vendet e NATO-s  ,gjithashtu edhe në aspektet ajrore është e kufizuar” ka theksuar Islami.

Sipas Islamit, Rusisë nuk i konvenon edhe për një lufte tjetër.

“Tradicionalisht Serbia si në Jugosllavizëm e konsideron si vëlla të madh Rusinë. Unë nuk besoj që Aleanca Veri Atlantike nuk do të lejoj që edhe një here të ketë luftë në Ballkan për shkak se jemi lodhë duke luftuar , është lodh edhe perëndimi edhe Rusisë nuk i konvenon as edhe një pikë për një lufte tjetër. Nëse një Serbi e vogël e ndez një shkëndijë në Ballkan mund të shpërthej Lufta e Tretë Botërore” ka përfunudar Islami.

Ballkani –Faktor kyç për paqe dhe për shkatërrim

Image
Armend Halimi

Magjistri i studimeve të sigurisë, Armend Halimi, ka thënë për “Bota sot” se gjasat për konflikte të armatosura janë të vogla.

“Ballkani përherë ka pasur rol në marrëdhëniet ndërkombëtare, edhe si pikënisje e luftërave botërorë, kjo ngase ky rajon është si zonë ndarës: lindje perëndim, andaj edhe ndesh interesat e fuqive botërore. Realisht, lufta e ftohtë nuk ka mbaruar totalisht, por intensiteti i saj ka shënuar rënie për një periudhë të caktuar kohore. Andaj, duke u nisur nga këto karakteristika, Ballkani do të jetë me ndikim edhe për ndërtimin e paqes apo shkatërrimit të saj. Sa i përket deklaratave të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, ato nuk janë gjë më tepër se zë i superfuqive që anojnë, ngase për gjatë gjithë historisë, këto shtete minore janë shfrytëzuar si mjete për të përfaqësuar qëndrimin e fuqive në fjalë: SHBA-RUSI, ku këto të fundit as njëherë realisht nuk janë ndesh direkt, e me gjasë as që do të ndeshen duke përllogarit humbjet që do t’i pësonin me një konflikt apo luftë të tillë. Pra, gjasat për konflikte të armatosura janë të vogla duke u nis nga këto që thamë” ka përfunduar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat